Dritëro Agolli
Appearance
Dritëro Agolli (13 tetor 1931 - 3 shkurt 2017) ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar.
Thënie
[Redakto]- U zumë të dy aq shumë për punën Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë! Eh, budalla! Edhe dhëmbët zihen me gjuhën, zihen dhe bashkë rrinë.
- Mësuesi e pyeti nxënësin: Si është shumësi i lules borzilok? Nxënësi iu përgjigj: Borziloqe!
- Ka njerëz aq kurioz sa duan të dinë a pjerdh peshku.
- Në liqenin e gjumit dalin dhe zhyten ëndrrat si peshqit; pastaj humbasin.
- Maçokët nuk jetojnë në tufë, ndaj mos kërkoni prej tyre konsensus.
- Mushka pjell vetëm në Shqipëri, se ka gomerë trima, por edhe qeflinj në çështje seksi.
- Dhija është femra më moderne pasi e mban nudo pjesën më delikate të trupit të saj.
- Ndjenja e turpit është e madhe pas pijes. Ke dëshirë të mbyllësh sytë dhe të mos shohësh njeri. Atyre që të kanë parë në gjendje qesharake, dëshiron t'u largohesh dhe të mos i takosh gjersa gjithshka të harrohet.[1]
- Ndodh shpesh të jesh i dëshpëruar,
Dhe shpesh të heshtësh tek një gotë,
T'i flasësh gotës nëpër duar:
"Sa pak të mira ka kjo botë"!...[2]
- Aftësitë e njeriut shfaqen herë në çaste të veçanta, herë në çaste të caktuara! Nuk shfaqen gradë-gradë, po me shpërthime.[3]
- Koburja ka huqe. Po s'e zbraze me të nxjerrë nga këllëfi, ftohet dhe kërkon të hyjë përsëri në këllëf.[4]
- Por kur të jesh mërzitur shumë
Në raft të librave kërkomë
Aty do jem i fshehur unë
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë
Thënie për të
[Redakto]Thënie të atribuara gabimisht
[Redakto]Referime
[Redakto]- ^ Agolli, Dritëro (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 17. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Agolli, Dritëro (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-404-0.
- ^ Agolli, Dritëro (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-404-0.
- ^ Agolli, Dritëro (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-345-6.