Jump to content

Fan Noli

Nga Wikiquote

Fan Noli (6 janar 1882 - 13 mars 1965) ishte prift, përkthyes, politikan, diplomat, poet e historian shqiptar.

Thënie

[Redakto]
  • Burrat e mëdhenj nuk i munguan as dje Shqipërisë, as sot dhe nuk do t'i mungojnë as nesër.
  • Çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta.
  • Këngën e lirisë... asnjë saze s'e lot dot përveç dyfeqeve.
  • Ne jemi njerëz; jo, ne jemi burra, jo, ne jemi shqiptarë. Shqipëria na kërkon ndihmë. Le t'i japin pa numëruar... Shqipëria kërkon luftëtarë: le të rendim tek thirrja e saj. Le të sulemi nën flamurin e kuq në flakë të luftës, që të na drithërohet trupi nga dehja e barutit, që të na ndizet shpirti nga zjarri i shenjtë i lirisë dhe le të vdesim duke thirrur: "Rroftë Shqipëria".
  • Ne jemi shqiptarë dhe e kemi për detyrë të mbetemi siç qemë prej kohë, stoli e maleve të larta dhe të qiellit.
  • Njeriu mund të zgjedhë cilëndo fe që ka trashëguar prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej “tradhëtari”.
  • Këngën e lirisë asnjë saze s'e luan dot si dyfeku.[1]
  • Kemi 800 mësues, po nga këta vetëm 50-60 meritojnë emrin mësues. Të tjerët mund të jenë të zotë të bëhen gjeneralë, ministra, kryeministra, anëtarë të Këshillit të Naltë, por jo të marrin përsipër barrën e rëndë e të shenjtë të rritin brezin e ri, nga i cili presim shpëtimin e Atdheut.[2]

Thënie për të

[Redakto]

Thënie të atribuara gabimisht

[Redakto]

Referime

[Redakto]
  1. ^ Noli, Fan (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-345-6.
  2. ^ Noli, Fan (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 23. ISBN 978-9951-06-404-0.

Shiko edhe

[Redakto]

Lidhje të jashtme

[Redakto]
:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me: