Ferdije Zhushi Etemi
Appearance
Ferdije Zhushi Etemi (25 maj 1960 - ) është një biologe e shquar nga Kosova. Ajo është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës dhe ligjeron në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, në Departamentin e Biologjisë. Nga viti 2009 deri në vitin 2015 ishte kryetare e Këshillit Shtetëror për Cilësi në Arsimin e Lartë të Kosovës. Më 2011 ajo është shpallur nga gazeta "Kosovarja" si njëra ndër dhjetë femrat më të suksesshme në Kosovë.
Thënie
[Redakto]Rreth rolit të gruas në shoqëri
[Redakto]- Femra përveç karrierës së saj profesionale duhet të mendon edhe për krijimin e familjes dhe lindjen e fëmijëve, kështu që i duhet një planifikim i mirë dhe përkrahje e familjes por edhe e shoqërisë në përgjithësi.
- Si një mësimdhënëse universitare angazhohem që me profesionalizmin tim të dëshmoj se gjinia nuk është me rëndësi por puna. Femra mund të jetë edhe nënë, grua, profesoreshë, doktore shkencash dhe hulumtuese e mirë.[1]
Rreth rolit të studentëve
[Redakto]- Në radhë të parë dua që studentët ta kuptojnë se në Universitet ata janë në qendër. Ata duhet të marrin më shumë iniciativa dhe përgjegjësi për cilësinë e studimeve të tyre. Ka kaluar koha kur studentët nuk kanë guxuar të shprehin mendimin e tyre në mënyrë të lirë
- Pa punë nuk arrihet asgjë. Studentët duhet ta kuptojnë se nuk mësojnë për mësimdhënësin sa për ta kaluar provimin por për vehte. Ata duhet ta shfrytëzojnë atë njohuri gjatë jetës dhe aplikimit të profesionit të tyre.[1]
Rreth kohës së mbylljes së Universitetit nga pushteti i Serbisë
[Redakto]- Nga kjo kohë mbajë në mend se sa herë që kaloja para fakultetit tim, diçka më shtrëngonte fytin dhe mendoja se athua do të kthehemi ndonjëherë.
- Kolegët tanë të deridjeshëm u bënë agresiv dhe filluan të na qesin kushte që ishin të papranueshme për ne. Jetët tona ndryshuan brenda natës,por të gjithë kishim vullnetin dhe fuqinë që të organizojmë mësimin në sistemin paralel, kudo që do të kërkohej nga ne.[1]
Rreth kohës kur kishte probleme serioze shëndetësore
[Redakto]- Sfidë shumë e madhe por edhe moment kur e kupton sa e fortë je dhe se ia vlen të luftosh e të jetosh për ata që i do dhe të duan.[1]
Rreth intelektualëve që heshtin
[Redakto]...Po duket se kanë zgjedhur të heshtin duke i parë pasojat që pësojnë ata që flasin! O njerëz, ku e keni guximin?[2]