Fjalë të urta shqiptare
Appearance
Ky artikull duhet të përmirësohet sipas standardeve të përshkruara te Ndihmë:Çfarë është një artikull?
- Nga një vrimë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia.
- Një shkëndijë ndez një mal.
- Për një dorë kashtë e vret samari mushkën.
- Për një pe, për një gjilpërë, vajti dëm një punë e tërë"
- Ruaju të të ruajë perëndia.
- Ruhu nga thëngjilli i mbuluar.
- Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas.
- S'lidhet kali me pe.
- Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë.
- Ujku mjergull kërkon.
- Përmend qenin, bëj gati shkopin.
- Shtëpia pa fëmijë, si nata pa yje.
- Më i keqi vëlla të merr hakun.
- Motra jemi, shoqe s'jemi.
- Ndarja është më e mira e të ligave.
- Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit.
- Gjumi natës i randë i bën keq ditës.
- Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes.
- Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke.
- Nuk mbushet pusi me pështyma.
- As këmishës së shtatit s'është për t'i besu.
- Besove, bëre mirë, s'besove, ca më mirë.
- Ç'ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria.
- Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut.
capi mendjelehte shqeteson bariun duke e lene tufen te shkujdesur si rrapi shiun
- Esapi i shtëpisë nuk del në pazar.
- E thëna dhe e bëra janë larg.
- I marri premton dhe budallai shpreson.
- Kur qesh djalli e ka punën keq.
- Mba murin mos bie.
- Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë.
- Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall.
- Mos u bëj thes i çpuar.
- Mos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për të.
- Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë.
- Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti.
- Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë.
- Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd.
- Nuk është ar gjithë që ndrit.
- Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë.
- Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra.
- Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut.
- Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki.
- Mendja me mendjen, pjellin mëndje.
- Me një ka nuk bëhen pendë.
- Me nji tra nuk mban shtëpia.
- Mëson nga armiku më shumë se nga miku.
- Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë.
- Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë.
- Miku harrohet po të largohet.
- Miku i mirë vjen nga porta.
- Nuk bëhet stani me dhi të egra.
- Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi.
- Njeriu pa shokë, si muri pa tokë.
- Miku i mikut tim, është edhe miku im.
- Një krah s'mban kala.
- Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja.
- Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova.
- Për një shamatë, lypen dy veta.
- Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti.
- Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara.
- Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë.
- S'bëhet lëmi me një kalli.
- S'bëhet stani me lepura.
- S'mblidhen lepujt në vath.
- S'mbushet thesi me një kokërr.
- Syri është më i mprehtë se kordha.
- Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin.
- Shokë bashkë, e bukë veç.
- Shoku sa duhet, aq qortohet.
- Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat.
- Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë.
- Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë.
- Uji fle, hasmi s'fle.
- Ankohet kalorësi se po i varen këmbët.
- As nuk kam, as më mbarohen.
- Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë.
- Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj.
- Bukë e kripë e zemër.
- Çilet dera, rritet ndera.
- Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet.
- Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë.
- Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara.
- I mirë për shokë, e i lig për vete.
- Bukën tënde ha, hall të botës qa.
- Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan.
- I fundit ja do qaj, ja do qeshë.
- I qan hallin kalorësit.
- I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit.
- Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe".
- Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen.
- Nga fryn era kthen gëzofin.
- Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë.
- Keq më vjen, po dëm s'më bëhet.
- Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo.
- Këpucari i ka këpucët e grisura.
- Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës.
- Kopraci s'të jep të zezën e ullirit.
- Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë.
- Ku rënça mos u vrafsha.
- Kur të kem me thasë, të të jap një trastë.
- Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë.
- Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm.
- Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë.
- Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar.
- Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë.
- Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat.
- Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë.
- Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet.
- Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof.
- Merr belanë e botës e vë në krye të votrës.
- Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë.
- Miku i thirrur, duhet përcjellun.
- Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd.
- Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi.
- Mirmëngjes, me interes.
- Mos qesh në shok, se e gjen në kokë.
- Mos e lëndo ku i dhemb.
- Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë.
- Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë.
- Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi.
- O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha.
- Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë.
- Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan.
- Prifti më përpara bekon mjekrën e tij.
- Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku.
- Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot.
- Qenit hidhi një kockë, të pushojë.
- Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar.
- Sevapi as shitet, as blihet.
- Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo.
- Ta shef bojën, sa ta ka nevojën.
- Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun.
- Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët.
- Ustai nuk ka shtëpi.
- Drunë e shtrembër e djeg zjarri.
- E ke zogun në dorë, mbaje.
- Fusha ka sy, mali ka veshë.
- Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin.
- I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din nuk flet.
- I zoti duhet të ruajë arën e vet.
- Jo si cjapi te kasapi.
- Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri.
- Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë.
- Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasmë.
- Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka.
- Kujto qenë e bëj gati shkopin.
- Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë.
- Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë.
- Kush vret nuk flet.
- Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka.
- Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama.
- Mos shkel në dërrasë të kalbur.
- Mos shko si breshka te nallbani.
- Mos shko si cjapi te kasapi.
- Mos u zër për degësh, po për rrënjësh.
- Nata është me barrë, s'dihet ç'pjell.
- Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi.
- Bie një gurë e shkoqet një mur.
- Buka që thyet s'ngjitet më.
- Çdo gjë forcohet, në themel.
- Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho.
- Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s'mund ta nxjerrin.
- Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër.
- Dita ka sy, nata ka veshë.
- Duhet me i fry lugës para se me të djeg.
- Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s'del dot.
- E dardhë është dhe bora, po të thanë duart.
- Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë.
- Atje ku fle ujët, atje është më thellë.
- Nata s'ka shahit.
- Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët.
- Unë baj barrën, ti djersin.
- Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë.
- Qefi prish qefin.
- Mos dalë goja para mendjes.
- Mos i bjer të mirës me shkelm.
- Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh.
- Mos kërko qiqra të pjekura në hell.
- Ngopet deti me lumenj?
- Nuk mba ujë orizi.
- Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota.
- Pi rakinë e jo mendjen.
- Lisi nuk pritet me nji të rame.
- Lulja e këputun nuk mbin më.
- Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më.
- Gazi i madh kthehet në helm.
- Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra.
- Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa.
- Kur s'di not mos u fut në ujë.
- Kush ha shumë i del për hunde.
- Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë.
- Ç'del nga goja, hyn në vesh e del për hunde.
- Kur flet shkopi të vret.
- Kur han bukë misri, kujto bukë thekri.
- Kashata e madhe të ngec në fyt.
- Këmba e madhe të shqyen këpucën.
- Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët.
- Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen.
- Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh.
- Ha të rrosh, jo rro të hash.
- Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet.
- Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen.
- Mali digjet,plaka krehet.
- Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty.
- Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s'e ha as qeni.
- Trimi që lëvdohet, nuk të vret.
- U bë dhija me tremb ujkun.
- U bo veja me mësue pulën.
- U hap dheu, doli një plesht.
- U mbars mali, polli një mi.
- Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë.
- U rrit kungulli dhe mori dhenë.
- Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar.
- Ai që e ka provue din edhe me të mësue.
- Bëne vath e ve në vesh.
- Bëj si të thotë më i madhi.
- Bleta din si bëhet mjaltët.
- S'di gomari të haj tagji.
- Dami të bëhet mësim.
- Kush s'pyet mbetet budalla.
- Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit.
- Pyetën mushkën, cilin ka baba; "kam dajo kalën" - tha.
- S'e lenë hunda me pa larg.
- S'ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë.
- S'ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s'don dije.
- Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau.
- S'tunden malet me përralla.
- Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur.
- Mos u mat me hijen e me njerëzit.
- Mos u mat me hijen e pasdrekes.
- Në portën e të shurdhit mos trokit.
- Nga ferra e vogël del lepuri i madh.
- Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra.
- Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij.
- Pas lufte të gjithë bëhen trima.
- Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon.
- Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi.
- Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë.
- Kur u ba horri pashë, vrau t'anë.
- Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën.
- Kush s'kupton, i japin të kuptojë.
- Lumi i thellë, s'ka ushëtimë.
- Më parë mëso veten, pastaj të tjerët.
- Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat.
- Mos mëso ustanë, po merri zananë.
- Ai që do të zihet, zihet edhe me macen.
- Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë.
- Edhe guri pëlcet kur nxehet.
- E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh.
- Fjal e ëmbël thyhen të fortin.
- Fjala e mirë në ditë të keqe.
- Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq.
- Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara as mbrapa.
- Hiq inatin gjej rehatin.
- I buti thyen të fortin.
- Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet.
- Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen.
- Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur.
- Lumi i thellë, nuk rrëmben.
- Me gojë i afron, me gojë i largon shokët.
- Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni.
- Mëngjesi është më i mençëm se nata.
- Mos i fryj zjarrit se të djeg.
- Mos merr si pushka e jevgut.
- Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh.
- Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit.
- Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë.
- Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë.
- Për pleshtin djeg jorganin.
- Rrugë e gjatë pret shkurtër.
- Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen.
- Sherri do nge, davaja do para.
- Shkallët ngjiten shkallë-shkallë.
- Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën.
- Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin.
- Uthulla e fortë plas gurin.
- Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit.
- As topi i Ali Pashës s'e tund.
- Atij që nuk e do, i thuaji: "Të hyftë vetja në qejf".
- Avash Beg se ka hendek.
- Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë.
- Baste e budalla, motër e vëlla.
- Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë.
- Daullja bie për ata që kanë veshë.
- Del çiraku më i mirë se ustai.
- Dy gjela në një vikt, s'këndojnë.
- Dhi e krimbur, bishtin përpjetë.
- Edhe vali je, shiko ku ishe dje.
- Ena bosh zhurmon më tepër.
- Është nga ai gur që thyen çekan.
- Fjala pa punë, si peshku pa lumë.
- Fjalë pak e punë shumë.
- Fol me ty, fol me murin.
- Gjëmon voza që nuk ka verë.
- Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu.
- Hiqu det se do shkojë lumi.
- I gjen mushka drutë.
- I mbushet mendja, atij që ka mend.
- Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë.
- Paraja nuk i zgjedh njerëzit.
- Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë.
- Ku ka zemër ka dhe krahë.
- Malet tunden, po nuk bien.
- Me fal gjakun është burrni.
- Mos kij turp nga kush s'ka turp.
- Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje.
- Mushka do dru, e demi kular.
- Mos u fshi si miu prapa poçes.
- Në kudhrën e nxehtë, s'rrihet me çekan druri.
- Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen.
- Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë.
- Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë.
- Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë.
- Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet.
- Kënga për darkë, brenga për drekë.
- Kush mori udhë, dhe do të lodhet.
- Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet.
- Kush ka turp, vdes për bukë.
- Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë.
- Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po zot shtëpie të jesh vetë.
- Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha.
- Mjer ai që pret nga tjetri!
- Mjer puna ime, qe se bani dora ime.
- Mos shko maz pas pele.
- Mos shko pas qerres së tjetrit.
- Mos u ban mjaltë, se të han mizat.
- Nën hije as bari nuk ngren krye.
- Nuk rron peshku pa ujë.
- Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin.
- Një punë që s'e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë.
- Për çdo punë, puth dorën tënde.
- Po nuk nderove veten, s'të nderon njeri.
- Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë.'
- Qafa e unjur, koka e prerë.
- Qëndro shtyllë e mos u bëj urë.
- Rrushi varet në degët e vet.
- S'bëhet dasma pa thyer kupa.
- Gjithsecili në punën e tij është zot.
- S'mbahet shpirti me falimnders.
- Syri i të zotit plehron arën.
- Shqiponja nuk gjuan miza.
- Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë.
- Mashë e tjetrit mos u bëj.
- Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin.
- Me duart e mija rrafa kokën time.
- Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas.
- Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës.
- Kush unj qafën i bie zverkut.
- Ku të ha, kruaje.
- Leku i huj, peshon rëndë në xhep.
- Kush mba vesh botën, prish kokën.
- Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës.
- Çdo shpresë fluturon me krahët e saj.
- Ç'hall ke, vështroje.
- Dasëm pa mish nuk ka.
- Dasma do mish, lufta do gjak.
- Dele e butë në qafë të ujkut.
- Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet.
- Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja.
- E di gjalmi ç'ka torba.
- E di vetë gomari ku i vret samari.
- Gunë e huaj s'të mban ngrohtë.
- Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet.
- Hallet e mia i di trari im.
- Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj.
- I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon.
- Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit.
- Kali i botës s'të nxjerr jashtë portës.
- Kafshata e huaj të mbet në fyt.
- Këmba e di se ku e vret këpuca.
- Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt.
- Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla.
- Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak.
- Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë.
- As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb.
- Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi.
- Breshka po ferrën don.
- Buka e botës s'të ngop.
- Buka e botës, laku i kokës.
- Burri nuk shtrihet as për së vdekmi.
- Çdo mal e din barrën e vet.
- Vritet faji e jo njeriu.
- Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura".
- Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma".
- Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon.
- Ç'bluan mendja, zbulon pija.
- Ç'ka barku, nxjerr bardhaku.
- Difton fëmija, ç'ka shtëpia.
- Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin.
- Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët.
- Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti.
- Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën.
- Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin.
- Ngarkoje tjetrin aq sa mban.
- Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë.
- S'hahet në vend të djathit.
- S'hahen bashkë turp e bukë.
- Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime.
- Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë?
- Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin.
- Kush ha bukë, bën thërrime.
- Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit.
- Ka të mençur për të marrë.
- Hatëri të lë pa brekë.
- E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi.
- Fajat janë që pjellin ligjin.
- Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri.
- Fajin e ka gomari, nuk e ka samari.
- Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë.
- Gabimi falet njëherë, e jo përherë.
- Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën.
- Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë.
- Bie molla që ka krimbin.
- Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa.
- Ban mirë e harro, ban lig e kujto.
- Bëj nder e gjej qeder.
- Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli.
- Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket.
- E keqja nuk harrohet, e mira po.
- E mira dhe e keqja nuk kanë fund.
- E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban.
- Ha njëzet e nëntë kafshata me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin.
- I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë.
- I ligu të puth e të kafshon.
- I ligu ngatërron dhe yjet në qiell.
- I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha.
- Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë.
- Kur pi ujë, kujto burimin.
- Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder.
- Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy.
- Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje.
- Pyka e vet e shkyn lisin.
- Pyll pa derra s'ka.
- Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është...
- Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet.
- Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen.
- Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë.
- Rrit këlyshët të të hanë kokën.
- Rrufeja nuk bie në hale.
- Sëpatës bish mos iu ban.
- Ska din zemra, atje shkon mendja.
- Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara.
- Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja.
- Vëthët i nxorra po vërët i kam.
- Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër.
- Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall.
- Më mirë një bole sot se dy bole nesër.
- U habit pas lëngut, harroi thelat.
- Vajtëm për lesh e dualëm të qethur.
- Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë.
- Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot.
- Po pate dhen gjen edhe bari.
- Prishja e shtëpisë vjen nga mend.
- Kam inat po nuk kam takat.
- Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh.
- S'mbartet ujë me shportë.
- Si është vendi bëhet kuvendi.
- S'jepet një pelë për një thelë.
- Me një gur, ti vrave dy zogj.
- Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua.
- Mos bëj petulla me ujë.
- Mos e humb si Xhaferri simiten.
- Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës.
- Mos hidh të thatën mbi të njomë.
- Mos prish sixhaden të arnosh xhyben.
- Mos shit qen të blesh këlyshë.
- Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës.
- Mos u mbyt me një pikë ujë.
- Ndoqe fillin gjete lëmshin.
- Në luftë duhen shtatë hile një trimëri.
- Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira.
- Nuk sheh syri po sheh mendja.
- Nuk të ngroh zjarri i kashtës.
- Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je".
- O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj.
- Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë.
- Peshku në det, kusija në zjarr.
- Lepuri në mal, kusia në zjarr.
- Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr.
- Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë.
- Gjej vendin e bëj kuvendin.
- Gjuha dredhon se mendja e mëson.
- Hekuri rrihet sa është i nxehtë.
- Humbi sëpatën, i rruat bishti.
- Kali i mirë shton torbën e tij.
- Kalit të mirë shtoi tagjinë.
- Koha vjen për atë që di ta presë.
- Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë.
- Burimi i mirë duket në thatësirë.
- Ç'i do qeni brekët.
- Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson.
- Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë.
- Deshi të vej vetullat, nxorri sytë.
- Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet.
- Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot.
- Shkolla e krijon përvojën, përvoja shkollën kurrë.
- Dita me diell duket që në mëngjes.
- Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu.
- Duhet ndarë kashta nga kokrrat.
- Dy shaka bëjnë një të vërtetë.
- Foli derës të dëgjojë dritarja.
- Foli plakës të dëgjojë nusja.
- Fshati që duket s'do kallauz.
- Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan.
- Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë.
- Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht.
- Gjuha e ka rrënjën në zemër.
- Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin.
- Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë.
- Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë.
- Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama.
- Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë.
- Kur fjala del nga zemra, godet në zemër.
- Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer.
- Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin.
- Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas.
- Mos e ban penin tra.
- Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë.
- Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj.
- Nuk i gjenden gjarpërit këmbët.
- Nuk luan ferra kot.
- Nuk mbulohet dielli me shoshë.
- Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakone.
- Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi.
- Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë.
- Rena a nana e tana të këqijave.
- S'dalin dyzet ujqër nga një drizë.
- S'i bën mjekra priftërinjtë.
- Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim.
- S'mbushet thesi me gënjeshtra.
- Ti kemi sahanët pa kapakë.
- Ustai, ustanë e njef në z zanat.
- Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat.
- Burrë e grua si mish e thua
- Dëgjo shtatë a tetë dhe përseri bëj si di vetë
- Fashati që duket, s'do kallauz
- Fjalët jane gra, veprat burra
- I duruari, i fituari
- I zoti e nxjerr gomarin nga balta.
- Kush s'ka kokë, ka këmbë !
- Mos i shiko gunën por shikoji punën
- Punën e sotme, mos e lër për nesër
- Qengji mir thith dy nëna
- Rigoni s'bëhet lis.
- Sa të rrosh, do mësosh
- Shtriji këmbët sa ke jorganin
- Ujku qimen e ndërron por zakonin s'e harron!
- Atdheu është në rrezik atëherë kur njerëzit e padijshëm fillojnë të mendojnë se janë të dijshëm. Rrustem Haradinaj/Prishtinë
- Ara ime varri im. LABËRI
- Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. KORÇË
Atdheu është dhe. Kur ti shikon dike edhe ata të shikojnë ty* Valdrin Moorina
- Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJË
- Atdheu mbi të gjitha. VLORË
- Ai që lë arën e vetë, nget arën e huaj. KORÇË
- Balta më e ëmbël se mjalta. GJIROKASTËR
- Bijë vendi pikë argjendi. BERAT
- Bukë e hi në shtëpi. PËRMET
- Çdo hi në vatrën e tij. JUG
- Çdo komb t'i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. JUG
- Çdo zog kërkon folenë e tij. JUG
- Dardha bie nën dardhë. VLORË
- Derë e botës s'është strehë e kokës. JUG
- Duaje atdhenë si shqiponja folenë. JUG
- Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. KOR
- Dy duar për një kokë, koka për atdhenë. KOR
- Dheu zhuritet por bari mbin përsëri. JUG
- Qeni leh tek stani i tij. GJIROKASTER
- Fjala në vend të huej, bahet gur. VERI
- Guri i rëndë në vend të vet. PËRMET
- Gjeli në pleh të tij këndon më mirë. KORÇË
- Gjeli mbret mbi pleh të vet .JUG
- Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit. JUG
- Gjuha bashkon kombin. JUG
- Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORÇË
- I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër. JUG
- Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVË
- Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODËR
- Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. KORÇË
- Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODËR
- Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. BERAT
- Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT
- O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. ÇAMËRI
- Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
- Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABËRI
- Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË
- Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG
- Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë. JUG
- Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. VERI
- Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. JUG
- Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. JUG
- Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then. KOSOVË
- Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën. VLORË
- Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë. KOSOVË
- Shqiptari për mik asht tret e asht fik. KOSOVË
- Shqiptari s'ha pulë të ngordhur. JUG
- Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë. VLORË
- Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri. SKRAPAR
- Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë. TIRANË
- Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep. KOSOVË
- Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. JUG
- Shqiptari s'e han trupin me bukë. VLORË
- Toskë e gegë, pemë nga një degë. GJIROKASTËR
- Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJË
- Jeta gjithmon te jep nje mudesi te dyte ajo eshte e nesra.KOSOVË
- Shkolla e krijon përvojën, përvoja shkollën kurrë. Rr. Haradinaj/Prishtinë
- Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE
- Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN
- Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORË
- Dy shaka bëjnë një të vërtetë.
- Foli derës të dëgjojë dritarja. VLORË
- Foli plakës të dëgjojë nusja. JUG
- Fshati që duket s'do kallauz. KORÇË
- Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. JUG
LGënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. BERAT
- Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. KORÇË
- Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI
- Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. VERI
- Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBËR
- Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. JUG
- Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. VLORË
- Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. JUG
- Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT
- Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORË
- Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODËR
- Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS
- Mos e ban penin tra. DIBËR
- Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJË
- Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
- Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG
- Nuk luan ferra kot. VLORË
- Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG
- Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakone. VLORË
- Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi. KORÇË
- Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. KORÇË
- Rena a nana e tana të këqijave. KAVAJË
- S'dalin dyzet ujqër nga një drizë. JUG
- S'i bën mjekra priftërinjtë. JUG
- Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. KORÇË
- S'mbushet thesi me gënjeshtra. GJIROKASTËR
- Shakaja është gjysma e të vërtetës. JUG
- Ti kemi sahanët pa kapakë. JUG
- Ustai, ustanë e njef në zanat. GJIROKASTËR
- Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. SARANDË
- Barku i gjerë, truri i ngushtë. ELBASAN
- Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN
- Burimi i mirë duket në thatësirë. KRUJË
- Ç'i do qeni brekët. KORÇË
- Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. PËRMET
- Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. JUG
- Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. JUG
- Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. KOSOVË
- Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. JUG
- E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. JUG
- Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. KORÇË
- Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN
- Gjuha dredhon se mendja e mëson. GJIROKASTËR
- Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT
- Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG
- Kali i mirë shton torbën e tij. JUG
- Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODËR
- Koha vjen për atë që di ta presë. VLORË
- Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. JUG
- Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. JUG
- Kur gabon i mençuri çuditet budallai. MYZEQE
- Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG
- Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. GJIROKASTËR
- Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVË
- Mendja është në majë të gjuhës. SHKODËR
- Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJË
- Me një gur, ti vrave dy zogj. KUÇ-VLORË
- Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. TIRANË
- Mos bëj petulla me ujë. DIBËR
- Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN
- Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. KORÇË
- Mos hidh të thatën mbi të njomë. VLORË
- Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. LUNXHËRI
- Mos shit qen të blesh këlyshë. KORÇË
- Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. POGRADEC
- Mos u mbyt me një pikë ujë. PËRMET
- Ndoqe fillin gjete lëmshin. JUG
- Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. SKRAPAR
- Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. JUG
- Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG
- Nuk të ngroh zjarri i kashtës. SKRAPAR
- Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je". VLORË
- O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. KURVELESH
- Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. JUG
- Peshku në det, kusija në zjarr. JUG
- Për gjithë vend ka pleq me mend. VLORË
- Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. DARDHË
- Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD
- Prishja e shtëpisë vjen nga mend. ELBASAN
- Kam inat po nuk kam takat. BERAT
- Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. KORÇË
- S'mbartet ujë me shportë. SHKODËR
- Si është vendi bëhet kuvendi. VERI
- S'jepet një pelë për një thelë. JUG
- S'ka varfëri i mençuri. JUG
- Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK
- Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. JUG
- Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot. KORÇË
- Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë. KRUJË
- U habit pas lëngut, harroi thelat. JUG
- Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. KORÇË
- Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. JUG
- Vëthët i nxorra po vërët i kam. JUG
- Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. JUG
- Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall. JUG
- Më mirë një bole sot se dy bole nesër. KAVAJË
- Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHË
- Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI
- Dhe durimi ka kufi. JUG
- Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL
- Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJË
- E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORÇË
- Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODËR
- Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJË
- Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG
- Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara as mbrapa.LUNXHERI
- Hiq inatin gjej rehatin. KRUJË
- I buti thyen të fortin. SHKODËR
- Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORË
- Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. VLORË
- Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORË
- Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG
- Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVË
- Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT
- Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANË
- Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG
- Mos merr si pushka e jevgut. TIRANË
- Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh. PËRMET
- Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit. JUG
- Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë. JUG
- Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë. PËRMET
- Për pleshtin djeg jorganin. JUG
- Rrugë e gjatë pret shkurtër. MYZEQE
- Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. JUG
- Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR
- Shkallët ngjiten shkallë-shkallë. JUG
- Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën. SKRAPAR
- Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin. KRUJË
- Uthulla e fortë plas gurin. TIRANË
- Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit. ELBASAN
- As topi i Ali Pashës s'e tund. ELBASAN
- Atij që nuk e do, i thuaji: "Të hyftë vetja në qejf". SHKODËR
- Avash Beg se ka hendek. BERAT
- Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë. JUG
- Baste e budalla, motër e vëlla. JUG
- Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë. GJIROKASTËR
- Daullja bie për ata që kanë veshë. PËRMET
- Del çiraku më i mirë se ustai. JUG
- Dy gjela në një vikt, s'këndojnë. JUG
- Dhi e krimbur, bishtin përpjetë. BERAT
- Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVË
- Ena bosh zhurmon më tepër. KRUJË
- Është nga ai gur që thyen çekan. JUG
- Fjala pa punë, si peshku pa lumë. GJIROKASTËR
- Fjalë pak e punë shumë. LIBRAZHD
- Fol me ty, fol me murin. KAVAJË
- Gjëmon voza që nuk ka verë. JUG
- Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu. ELBASAN
- Hiqu det se do shkojë lumi. JUG
- I gjen mushka drutë. JUG
- I mbushet mendja, atij që ka mend. SKRAPAR
- Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë. SKRAPAR
- Kalliri me bukë, s'e ngren kryet përpjetë. JUG
- Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon. KORÇË
- Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi. DUKAT
- Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë. JUG
- Kur u ba horri pashë, vrau t'anë. KAVAJË
- Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën. JUG
- Kush s'kupton, i japin të kuptojë. JUG
- Lumi i thellë, s'ka ushëtimë. JUG
- Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm. SHKODËR
- Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë. KORÇË
- Më parë mëso veten, pastaj të tjerët. JUG
- Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat. BERAT
- Mos mëso ustanë, po merri zananë. PËRMET
- Mos u kapardis si gjeli në plehra. SHIJAK
- Mos u mat me hijen e me njerëzit. JUG
- Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORË
- Në portën e të shurdhit mos trokit. KORÇË
- Nga ferra e vogël del lepuri i madh. JUG
- Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. JUG
- Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij. KORÇË
- Pas lufte të gjithë bëhen trima. TIRANË
- Pula bën venë e kakaris sa zgjuan mëhallë, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. VLORË
- Pyetën mushkën, cilin ka baba; "kam dajo kalën" - tha. JUG
- S'e lenë hunda me pa larg. KRUJË
- S'ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë. KORÇË
- S'ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s'don dije. JUG
- Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau. VLORË
- S'tunden malet me përralla. JUG
- Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur. VLORË
- Ti mbaje veten ulët, pa të ngrenë të tjerët. LABËRI
- Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH
- Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s'e ha as qeni. SKRAPAR
- Trimi që lëvdohet, nuk të vret. KOSOVË
- U bë dhija me tremb ujkun. VLORË
- U bo veja me mësue pulën. KAVAJË
- U hap dheu, doli një plesht. JUG
- U mbars mali, polli një mi. JUG
- Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë. VLORË
- U rrit kungulli dhe mori dhenë. SKRAPAR
- Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar. JUG
- Ai që e ka provue din edhe me të mësue. KOSOVË
- Bëne vath e ve në vesh. SHKODËR
- Bëj si të thotë më i madhi. JUG
- Bleta din si bëhet mjaltët. JUG
- S'di gomari të haj tagji. PËRMET
- Dami të bëhet mësim. DIBËR
- Kush s'pyet mbetet budalla. JUG
- Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG
- Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër. VERI
- Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. VLORË
- Ban mirë e harro, ban lig e kujto. VERI
- Bëj nder e gjej qeder. MYZEQE
- Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. KRUJË
- Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. JUG
- E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVË
- E mira dhe e keqja nuk kanë fund. JUG
- E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban. KOSOVË
- Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. BERAT
- I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. TROPOJË
- I ligu të puth e të kafshon. JUG*I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. JUG
- I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha. JUG
- Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. JUG
- Kur pi ujë, kujto burimin. VLORË
- Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT
- Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. SHKODËR
- Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR
- Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVË
- Pyll pa derra s'ka. ELBASAN
- Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … JUG
- Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. JUG
- Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. JUG
- Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. VLORË
- Rrit këlyshët të të hanë kokën. DEVOLL
- Rrufeja nuk bie në hale. TIRANË
- Sëpatës bish mos iu ban. DIBËR
- Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODËR
- Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. SULOVË
- Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. JUG
- Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. KOSOVË
- Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. KORÇË
- Bie molla që ka krimbin. JUG
- Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN
- Çika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVË
- E drejta pa forcë, s'të pi ujë. JUG
- E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG
- Fajat janë që pjellin ligjin. JUG
- Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri. ELBASAN
- Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG
- Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. TETOVË
- Gabimi falet njëherë, e jo përherë. KOSOVË
- Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. JUG
- Hatëri të lë pa brekë. BERAT
- Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. JUG
- Ka të mençur për të marrë. MALLAKASTËR
- Koka e falur s'pritet. JUG
- Kur falet e liga, dënohet e mira. JUG
- Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. JUG
- Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. DEVOLL
- Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë? KORÇË
- Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. KURVELESH
- Kush ha bukë, bën thërrime. JUG
- Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. ELBASAN
- Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG
- Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. GJIROKASTËR
- Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. JUG
- Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG
- Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. VLORË
- Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORÇË
- Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH
- Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. TETOVË
- S'hahet në vend të djathit. KORÇË
- S'hahen bashkë turp e bukë. JUG
- Zoti vonon, po nuk harron. PËRMET
- Vritet faji e jo njeriu. VLORË
- Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura". BERAT
- Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma". JUG
- Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. BERAT
- Ç'bluan mendja, zbulon pija. BERAT
- Ç'ka barku, nxjerr bardhaku. JUG
- Difton fëmija, ç'ka shtëpia. VERI
- Dinaku hyn në pus e del pa lagur. TIRANË
- Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë. PËRMET
- Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak. BERAT
- Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë. KOSOVË
- As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb. JUG
- Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi. SHKODËR
- Breshka po ferrën don. KAVAJË
- Buka e botës s'të ngop. KORÇË
- Buka e botës, laku i kokës. SARANDË
- Burri nuk shtrihet as për së vdekmi. MIRDITË
- Çdo mal e din barrën e vet. PRIZREN
- Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij. JUG
- Çdo shpresë fluturon me krahët e saj. JUG
- Ç'hall ke, vështroje. VERI
- Dasëm pa mish nuk ka. KORÇË
- Dasma do mish, lufta do gjak. ELBASAN
- Dele e butë në qafë të ujkut. JUG
- Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet. KOSOVË
- Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja. SHKODËR
- E di gjalmi ç'ka torba. PËRMET
- E di vetë gomari ku i vret samari. JUG
- Gunë e huaj s'të mban ngrohtë. KOLONJË
- Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet. VERI
- Hallet e mia i di trari im. ELBASAN
- Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj. MYZEQE
- I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon. KORÇË
- Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit. KORÇË
- Kali i botës s'të nxjerr jashtë portës. SARANDË
- Kafshata e huaj të mbet në fyt. SHKODËR
- Këmba e di se ku e vret këpuca. LUKOVË- SARANDË
- Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt. SHKODËR
- Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla JUG
- Kur s'ka trimni, s'ka liri. KOSOVË
- Kush mba vesh botën, prish kokën. GJIROKASTËR
- Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës PËRMET
- Kush s'lufton për liri, robërinë e ka në shpi. KOSOVË
- Kush unj qafën i bie zverkut. JUG
- Ku të ha, kruaje. GJIROKASTËR
- Leku i huj, peshon rëndë në xhep. PUKË
- Liria fitohet e nuk dhurohet. JUG
- Liria fitohet vetëm me gjak. KOSOVË
- Liria i ka rrënjët në gjak. JUG
- Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë. KOSOVË
- Liria vjen kur s'i duhesh vdekjes. BERAT
- Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni. KRUJË
- Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë. KRUJË
- Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë. KOSOVË
- Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë. ELBASAN
- Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë. SHKODËR
- Mashë e tjetrit mos u bëj. JUG
- Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin. SHIJAK
- Me duart e mija rrafa kokën time. MYZEQE
- Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas. BERAT
- Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës. LUKOVË
- Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi dhè i gjynjëzuar. SKRAPAR
- Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar. SKRAPAR
- Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë BERAT
- Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi. KURVELESH
- Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po ozt shtëpie të jesh vetë. JUG
- Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha. SKRAPAR
- Mjer ai që pret nga tjetri! JUG
- Mjer puna ime, qe se bani dora ime. KAVAJË
- Mos shko maz pas pele. KOSOVË
- Mos shko pas qerres së tjetrit. SKRAPAR
- Mos u ban mjaltë, se të han mizat. SHKODËR
- Nën hije as bari nuk ngren krye. JUG
- Nuk rron peshku pa ujë. KOSOVË
- Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin. JUG
- Një punë që s'e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë. TIRANË
- Për çdo punë, puth dorën tënde. ELBASAN
- Po nuk nderove veten, s'të nderon njeri. VLORË
- Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë. VLORË
- Qafa e unjur, koka e prerë. LUKOVË
- Qëndro shtyllë e mos u bëj urë. KRUJË
- Rrushi varet në degët e vet. LUSHNJE
- S'bëhet dasma pa thyer kupa. ARBËRESHËT E ITALISË
- Gjithsecili në punën e tij është zot. JUG
- S'mbahet shpirti me falimnders. VERI
- Syri i të zotit plehron arën. JUG
- Shqiponja nuk gjuan miza. KRUJË
- Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë. KRUJË
- Gjenerata e re shkruan shqip si me tastierë të prishur. Rr.Haradinaj/Prishtinë
- Ai që përton sot, pendohet mot. VLORË
- Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. TROPOJË
- Burri në shtëpi, si dreqi në xhami. ELBASAN
- Çelësi që punon, nuk ndryshket. MALLAKASTËR
- Dembeli është nëna e të gjithë veseve. VERI
- Dera e përtimit, caku i mjerimit. LIBRAZHD
- Dita pa punë nata pa gjumë. JUG
- Dora me baltë buka me mjaltë. KOSOVË
- Dora e larë, zorrë e tharë. JUG
- Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. JUG
- Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. SKRAPAR
- Gjykon puna, s'gjykon guna. LIBRAZHD
- Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. VLORË
- I mjeri ai që s'mendn për pleqëri. SHKODËR
- Kaun që nuk vete në arë e pret sëpata. KURVELESH
- Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. SKRAPAR
- Kush ka turp, vdes për bukë. JUG
- Kush mori udhë, dhe do të lodhet. GJIROKASTËR
- Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet. SHKODËR
- Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë. JUG
- Malet tunden, po nuk bien. JUG
- Me fal gjakun është burrni. KOSOVË
- Mos kij turp nga kush s'ka turp. JUG
- Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje. VLORË
- Mushka do dru, e demi kular. SARANDË
- Mos u fshi si miu prapa poçes. SKRAPAR
- Në kudhrën e nxehtë, s'rrihet me çekan druri. JUG
- Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen. JUG
- Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. JUG
- Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. JUG
- Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë. DEVOLL
- Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. PËRMET
- Kënga për darkë, brenga për drekë. JUG
- Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. PËRMET
- Ku ka zemër ka dhe krahë. JUG
- Kullote dhinë të të mbushë kusinë. GJIROKASTËR
- Kur s'ke mbjellë, s'ke çfarë korr. JUG
- Kur s'ke punë luaj derën. PËRMET
- Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. KORÇË
- Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë. ARBËRESHËT
- Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët. PËRMET
- Kush nuk di ç'është lodhja, ai nuk di ç'është çlodhja. BERAT
- Kush përton vdes urije. BERAT
- Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat. KORÇË
- Kush s'punon, dheut i rëndon. JUG
- Kush zë brumë do të gatuajë. JUG
- Me mirë "punë e mbarë", se "mirë se të gjej". SHKODËR
- Mbill me një dorë, korr me të dyja. JUG
- Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi. SARANDË
- Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? Po pate me hangër rri sa të duash. TIRANË
- Mos rri si nusja në dasëm. JUG
- Moti ndihmon atëqë punon. BERAT
- Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. VLORË
- Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën. BERAT
- Një ujë që nuk ecën s'pihet. ELBASAN
- Paraja nuk i zgjedh njerëzit. VLORË
- Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. VLORË
- Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. JUG
- Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. TIRANË
- Qan ara se nuk i vjen fara. SARANDË
- Ruaj dhinë të pish qumështin. SARANDË
- Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari. TROPOJË
- S'bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. JUG
- S'gjuhet me zagar lidhur. BERAT
- Nuk zihet pleshti me dorashka. KORÇË
- Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja. JUG
- Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar. JUG
- Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. KRUJË
- Vure vezën more pulën. KRUJË
- Punën e sotme mos e lër për nesër.JUG
ençur, por pak dijnë.Rr. Haradinaj/Prishtinë
- Mali digjet,plaka krehet. SHKUP
- Mos hyn ne mal pa sepat. SHKUP-AGON
- As copën e madhe mos e ha pa u menduar. KRUJË
- Ç'del nga goja, hyn në vesh e del për hunde. JUG
- Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa. SARANDË
fund. JUG
- Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra. SHKODËR
- Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen. PËRMET
- Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë. JUG
- Dhjetë herë mat, një herë pre. KOSOVË
- Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më. GUCI
- Gazi i madh, kthehet në helm. KORÇË
- Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet. KOSOVË
- Gjella me kripë e kripa me karar. PËRMET
- Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen. KURVELESH
- Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh. VLORË
- Ha të rrosh, jo rro të hash. JUG
- Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët. JUG
- Kashata e madhe të ngec në fyt. JUG
- Këmba e madhe të shqyen këpucën. BERAT
- Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin. JUG
- Kur flet shkopi të vret. VLORË
- Kur han bukë misri, kujto bukë thekri. JUG
- Kur s'di not mos u fut në ujë. KORÇË
- Kush ha shumë i del për hunde. PËRMET
- Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë. KAVAJË
- Lakmia, lakfyt. PUKË
- Lisi nuk pritet me nji të rame. FERIZAJ
- Lulja e këputun nuk mbin ma. KRUJË
- Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot. DIBËR
- Mos dalë goja para mendjes. BERAT
- Mos i bjer të mirës me shkelm. DIBËR
- Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh. MYZEQE
- Mos kërko vezë të pjekura në hell. SKRAPAR
- Ngopet deti me lumenj? DEVOLL
- Nuk mba ujë orizi. JUG
- Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota. ELBASAN
- Pi rakinë e jo mendjen. JUG
- Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen. KORÇË
- Po t'i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi. JUG
- Qefi prish qefin. JUG
- Tamahu të shpie në gjynah. JUG
- Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe perëndisë. KORÇË
- Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e shumta përziejnë katundin. JUG
- Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë barinë prapa. JUG
- U mbush kupa do të derdhet. KRUJË
- Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët. VLORË
- Unë baj barrën, ti djersin. VERI
- Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë. SHKODËR
- Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mios xen. SHKODËR
- Nata s'ka shahit. SHKODËR
- As para pushkës, as prapa mushkës. JUG
- Atje ku fle ujët, atje është më thellë. KORÇË
- Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri. SHKODËR
- Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi. JUG
- Bie një gurë e shkoqet një mur. VLORË
- Buka që thyet s'ngjitet më. JUG
- Çdo gjë forcohet, në themel. BERAT
- Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho. KRUJË
- Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s'mund ta nxjerrin. SHKODËR
- Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër. JUG
- Dita ka sy, nata ka veshë. JUG
- Duhet me i fry lugës para se me të djeg. KRUJË
- Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s'del dot. BERAT
- E dardhë është dhe bora, po të thanë duart. JUG
- Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë. KOSOVË
- E ke zogun në dorë, mbaje. KORÇË
- Fusha ka sy, mali ka veshë. KRUJË
- Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin. DARDHË
- I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din nuk flet. VERI
- I zoti duhet të ruajë arën e vet. ELBASAN
- Jo si cjapi te kasapi. KORÇË
- Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri. TROPOJË
- Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë. SHKODËR
- Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasmë. ELBASAN
- Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka. KRUJË
- Kujto qenë e bëj gati shkopin. KORÇË
- Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë. PËRMET
- Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë. ELBASAN
- Kush vret nuk flet. SKRAPAR
- Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka. VLORË
- Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama. SULOVË
- Mos shkel në dërrasë të kalbur. KAVAJË
- Mos shko si breshka te nallbani. KORÇË
- Mos shko si cjapi te kasapi. SHQIPËRI E MESME
- Mos u zër për degësh, po për rrënjësh. JUG
- Nata është me barrë, s'dihet ç'pjell. KORÇË
- Nga një vërë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia. LABËRI
- Nji shkëndi ndez nji mal. KORÇË
- Për një dorë kashtë e vret samari mushkën. JUG
- Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e tërë. JUG
- Ruaju të të ruajë perëndia. JUG
- Ruhu nga thëngjilli i mbuluar. JUG
- Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas. SKRAPAR
- S'lidhet kali me pè. LUKOVË
- Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë. KORÇË
- Ujku mjergull kërkon. JUG
- Zë goje qenin, bëj hazër shkopin. GJIROKASTËR
- Shtëpija pa fëmijë, si nata pa yje. SARANDË
- Ma i keqi vëlla të merr hakën. KOSOVË
- Motra jemi, shoqe s'jemi. JUG
- Ndarja është më e mira e të ligave. SKRAPAR
- Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit. SHKODËR
- Gjumi natës i randë i bën keq ditës. SHKODËR
- Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes. JUG
- Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke. TIRANË
- Nuk mbushet pusi me pështyma. GRAMSH
- As këmishës së shtatit s'është për t'i besu. KAVAJË
- Besove, bëre mirë, s'besove, ca më mirë. JUG
- Ç'ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria. SKRAPAR
- Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut. BERAT
- Esapi i shtëpisë nuk del në pazar. KORÇË
- E thëna dhe e bëra janë larg. DIBËR
- I marri premton dhe budallai shpreson. JUG
- Kur qesh djalli e ka punën keq. VLORË
- Mba murin mos bie. SHQIPËRI E MESME
- Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë. JUG
- Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall. JUG
- Mos u bëj thes i çpuar. SKRAPAR
- Mos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për të. SKRAPAR
- Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë. JUG
- Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti. JUG
- Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë. JUG
- Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd. MYZEQE
- Nuk është ar gjithë që ndrit. VERI
- Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë. KORÇË
- Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. SKRAPAR
- Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. BERAT
- Lulja e këputur nuk lëshon më. MYZEQE
- Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG
- Mendja me mendjen, pjellin mëndje. JUG
- Me një ka nuk bëhen pendë. JUG
- Me nji tra nuk mban shtëpia. JUG
- Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG
- Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG
- Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI
- Miku harrohet po të largohet. PËRMET
- Miku i mirë vjen nga porta. BERAT
- Nuk bëhet stani me dhi të egra. VLORË
- Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. JUG
- Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. JUG
- Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORË
- Një krah s'mban kala. GJIROKASTËR
- Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. SKRAPAR
- Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. KRUJË
- Për një shamatë, lypen dy veta. SARANDË
- Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. TROPOJË
- Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. JUG
- Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. VLORË
- S'bëhet lëmi me një kalli. JUG
- S'bëhet stani me lepura. MYZEQE
- S'mblidhen lepujt në vath. JUG
- S'mbushet thesi me një kokërr. LUKOVË
- Syri është më i mprehtë se kordha. JUG
- Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG
- Shokë bashkë, e bukë veç. JUG
- Trimi i mirë me shokë shumë. JUG
- Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË
- Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT
- Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI
- Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD
- Uji fle, hasmi s'fle. LIBRAZHD
- Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI
- As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJË
- Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI
- Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj. JUG
- Bukë e kripë e zemër. KAVAJË
- Çilet dera, rritet ndera. VERI
- Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN
- Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË
- Fshati digjet, plaka krihet. JUG
- Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI
- I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG
- Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHËRI
- Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINË
- I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABËRI
- I qan hallin kalorësit. DURRËS
- I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC
- Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe". ELBASAN
- Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG
- Nga fryn era kthen gëzofin. DIBËR
- Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORÇË
- Keq më vjen, po dëm s'më bëhet. SKRAPAR
- Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN
- Këpucari i ka këpucët e grisura. JUG
- Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG
- Kopraci s'të jep të zezën e ullirit. JUG
- Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. SKRAPAR
- Ku rënça mos u vrafsha. VLORË
- Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK
- Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë. SKRAPAR
- Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. JUG
- Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODËR
- Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. ARBËRESHËT
- Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJË
- Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat. KORÇË
- Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJË
- Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. JUG
- Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. ELBASAN
- Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. ELBASAN
- Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE
- Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITË
- Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË
- Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË
- Mirmëngjes, me interes. FIER
- Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. KOSTUR
- Mos e lëndo ku i dhemb. JUG
- Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG
- Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINË
- Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJË
- O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. BERAT
- Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. VLORË
- Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORÇË
- Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË
- Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUÇ
- Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODËR
- Qenit hidhi një kockë, të pushojë. SKRAPAR
- Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER
- Sevapi as shitet, as blihet. JUG
- Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PËRMET
- Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. SKRAPAR
- Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. TROPOJË
- Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG
- Ustai nuk ka shtëpi. MYZEQE
- Drunë e shtrembër e djeg zjarri.
- Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë.
- Njerëzit që s'kanë frikë të flasin, s'kanë frikë as të vdesin.
- Ajo që ke frikë të gjen.
- Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita.
- Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë.
- Atë që pështyn, mos e lëpij.
- Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë.
- Ai që hyn në lumë edhe do laget.
- Çakallit lëshoi ujkun.
- Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet.
- Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij.
- Dajaku ka dalë nga xheneti.
- Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra.
- Derri do plumbin, nuk zihet me duar.
- Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë.
- Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri.
- Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.
- Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri.
- E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm.
- Frika nuk e len lepurin me u majtë.
- Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë.
- Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë.
- Fusha bën baltë, mali bën furtunë.
- Gozhda nxjerr goxhdën.
- Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin.
- Guri i rrumbullkët nuk zë vend.
- Gjalpin e ruan kripa.
- Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën.
- I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat.
- Ku do të dijë hëna se lehin qentë.
- Ku ngul hunë var hejbet.
- Ku rafsha mos u vrafsha.
- Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës".
- Kur ke zemër ke edhe krahë.
- Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij.
- Kush kërkon gjen.
- Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash.
- Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën.
- Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi.
- Pushka don pushkën.
- Shtriji kembet sa ke jorganin
- Qeni i pangopur të ha.
- Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë.
- Rrallë vritet burro që ka shumë armiq.
- Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi.
- S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat.
- Shqerra që s'thërret mëmën humbet.
- Trimëria e kthen plumbin mbrapsht.
- Trimi e ka me vete fatin.
- Trimin vraje, po mos e shaj.
- Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin.
- Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet.
- Amanetin e mban toka.
- Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë.
- Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë.
- Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë.