Jani Vreto

Nga Wikiquote
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Jani Vreto (14 janar 1822 - korrik 1900) ishte atdhetar dhe mendimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare.

Thënie[Redakto]

  • Kur luftojmë për mëmëdheun nuk duhet të mendohemi qysh të rrojmë, por si ta mbrojmë e si të vdesim me nder.
  • Çdukja e feve nuk është punë e kombit tonë, është punë e gjithë kombeve sa i kanë këto - dhe e diturisë, që është e gjithë njerëzisë.
  • Vëndi ynë ka nevojë për dituri dhe jo për fe.
  • Fetë na e brenë zemrën e na rrëmihën varre me armiqësinë e tyre.
  • Asnjë besë e asnjë fe nuk i ka ruajtur njerëzit e saj që të mos bëhen edhe të shtrëmbër edhe të ligj.
  • Nga të paqënët kurrgjë nuk mund të bënet gjë, dhe të qënët gjë nuk mund të bëhet të paqënë kurrgjë.
  • Fetë mërgojnë që të tria filozofinë dhe diturinë e lirë; Rrëzuan gjithë shkollat me emër të filozofisë. Nga puna e feve u shua edhe drita e diturisë dhe plaftoi errësira e zezë e paditurisë aty njëmijë e pesëqind vjet.
  • Feja e vërtetë dhe me të vërtetë e shenjtë, është dashuria për atdheun, respekti për të drejtat dhe liritë e tij.

Thënie për të[Redakto]

Thënie të atribuara gabimisht[Redakto]

Referime[Redakto]

Shiko edhe[Redakto]

Lidhje të jashtme[Redakto]

:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me: