Joseph Addison

Nga Wikiquote
Shko tek: lundrim, kërko

Joseph Addison
(1672 - 1719)

Citate[redakto]

  • Kur vështroj varret e fisnikëve, çdo emocion i lakmisë vdes tek unë; kur lexoj epitafet e bukura, çdo dëshirë e tepruar largohet; kur shoh pikëllimin e prindërve mbi një gurë varri, zemra ime tretet me dhembshuri; kur shikoj varrin e vetë prindërve, mendoj kotësinë e pikëllimit të tyre, që shumë shpejt do ta pasojmë; kur shikoj mbretërit që prehen bashkë me ata që i rrezuan, kur mendoj rivalet të vendosur krah-përkrah, ose njerëzit e shenjtë që përçanë botën me grindje dhe konfliktet e tyre, unë reflektoj me pikëllim dhe habi ndaj përleshjeve, përçarjeve dhe debateve të njerëzimit. Kur lexoj datat e ndryshme të varreve, të atyre që vdiqën dje dhe të atyre që kanë vdekur qindra vjet më parë, mendoj Ditën e madhe kur të gjithë ne do të jemi Bashkëkohës dhe do të shfaqemi të gjithë së bashku.