Kurani

Nga Wikiquote
(Përcjellë nga Kur'ani)
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Kurani (arabisht القرآن = al-qurʾān = lexim, recitim) është shkrimi i shenjtë i fesë islame, i cili sipas besimit mysliman, përmban fjalë për fjalë zbulesën e Zotit ndaj profetit islamik Muhamed nëpërmjet engjëllit Xhibrail (Gabriel).

  • Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Falenderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve!
Bamirësit të përgjithshëm, Mëshirëbërësit!
Sunduesit në ditën e gjykimit!
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë!
Udhëzona për në rrugën e drejtë!
Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!
  • Të Allahut janë edhe (anët nga) lindja dhe perëndimi, dhe kahdo që të ktheheni, aty është anë e Allahut. Vërtetë, Allahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm.
Sure 2:115
  • E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.
Sure 2:186
  • Është fakt se në krijimn e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që lëshon Allahu prej së lart e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhap në të nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente.
Sure 2:164
  • Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirë si e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut, ditës s1% gjykimit, ëngjëjve librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmëve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimn e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqerit dhe të tillët janë ata të devotshmit.
Sure 2:177
  • Thuaj: Ne i kemi besuar Allahut, edhe asaj që na u zbrit neve edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit (Abrahamit), Ismailit, Is-hakut, Jakubit (Jakobit) dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është zbritur Musait (Moisiut) dhe Isait (Jezusit), edhe asaj që u është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dh ne vetëm Atij i jemi dorëzuar.
Sure 3:84
  • (Përkujto o i dërguar) Kur Allahu tha: O Isa,Unë pë të marr ty, po të ngris tek Unë, po të shpëtoj prej (sherrit të) atyre që nuk besuan. E ata që besuan të ty, do të t'i ngrisë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit, pastaj vetëm tek Unë është kthimi juaj, e Unë gjykoj mes jush për atë që kundërshtoheshit.
Sure 3:55
  • Vërtet, ata që besuan, ata ishin jehudi, krishterët sabejët (kishin lëshuar fenë e adhuronin ëngjëjt), kush besoi prej tyre (sinqerisht) Allahun, dhe botën tjetër dhe bëri vpra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Pr ta nuk ka frikë as nuk kanë përse të pikëllohen(pasiqë besuan Allahun, librat, të dërguarit në mesin e të cilëve Muhammedin).
Sure 2:62
  • Ata edhe thanë: "Kurrsesi nuk ka për të hyrë kush në xhennet (parajsë), përveç atij që është jehudi ose i krishterë!" Ato janë fantazi të tyre! Thuaju: "Sillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë.
Sure 2:111

Dialogët[Redakto]

Slloganet[Redakto]

Thënie për të[Redakto]

  • Elif, Lamë, Mimë. - Ky është libri që nuk ka dyshim në të (sepse është prej Allahut) është udhëzues për ata që që janë të devotshëm. - Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqatë, sadaka etj.). - Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall Ty, dhe në atë që është shpallur para teje dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën a ardhshme në) botën tjetër (ahiretin). - Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit. - E ata që mohuan (Kur'anin dhe Muhammedin), për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë. - Allahu ua mbylli atyre zemrat dhe në të pamurit e tyre ka një perde,e ata kanë një dënim të madh.
Sure 2:2-7
  • Elif, Lamë, Ra.(ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhërin e Zotit t'i nxjerrësh njerëzit prej errësirave në dritë;(t'i nxjerrësh prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falenderuarit.
Sure 14:1

Thënie të atribuara gabimisht[Redakto]

Referime[Redakto]

Shiko edhe[Redakto]

Lidhje të jashtme[Redakto]

Wikibooks
Wikilibrat ka materiale në lidhje me:


:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Commons
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: