Jump to content

Margaret Thatcher

Nga Wikiquote
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Margaret Thatcher (1983)

Margaret Hilda Thatcher (13 tetor 1925 - 8 prill 2013) ishte një politikane britanike që shërbeu si Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar nga viti 1979 deri në vitin 1990 dhe Udhëheqësja e Partisë Konservatore në periudhën 1975-1990. Ajo ishte kryeministrja britanike me mandatin më të gjatë në shekullin e 20-të dhe gruaja e parë që mbajti atë zyrë. Shtypi sovjetik e quajti atë "Zonja e Hekurt", një pseudonim që e shoqëroi tërë jetën, i cili erdhi si pasojë e politikës së saj të pakompromisë.

Thënie

[Redakto]

1993

[Redakto]
  • Liria është kufizimi i fuqisë së Shtetit.
  • Politikanët nuk janë menaxherë të mirë.
  • Detyra jonë [si politikanë] është që të krijojmë një kornizë brenda së cilës talenti dhe vlera individuale të mobilizohen dhe jo të shtypen.
  • Shteti është një sipërmarrës i keq, dhe gjithashtu një administrator i keq i shërbimeve publike.

1995

[Redakto]
  • Tregu nuk është shpikja e ndonjë ekonomisti akademik. Liria për të blerë, për të shitur dhe shkëmbyer është një nga liritë më të lashta të njohura nga njeriu. Konsumatorët vendosin çfarë të blejnë, prodhuesit çfarë të prodhojnë, dhe konkurrenca përcakton çmimin.
  • Në një shoqëri të lirë, gjithë çka duhet të shënjestrojmë është një Shtet i kufizuar. Që nuk do të thotë një Shtet i dobët. [...] Por Shteti duhet të jetë një shërbëtor, dhe jo një padron.
  • Liria ekonomike dhe ajo politike janë dy faqe të së njëjtës medalje. [...] Aftësia për të punuar, për të fituar, për të kursyer, për të dhuruar dhe trashëguar lirisht, pa u mbytur nga kujdesi i Shtetit, është e një rëndësie jetësore për një shoqëri të lirë. [...] Kapitalizmi është, në realitet, demokraci ekonomike. Me kapitalizmin, fuqia është e shpërndarë mes individësh të pafund që shprehin një shumësi zgjedhjesh, që nuk janë më në dorë të Shtetit.

2003

[Redakto]
  • Socializmi është si një nga ata viruset e tmerrshëm. Menjëherë sapo gjen një kurë kundër një versioni, ja që evoluon vetvetiu në një tjetër. Në të shkuarën, ishin nacionalizimi, plaçkitja fiskale dhe ekonomia e planifikuar. Në ditët e sotme, socializmi prezantohet më shpesh në rroba të ambientalizmit, feminizmit apo shqetësimit ndërkombëtar për të drejtat njerëzore. Gjithë kjo tingëllon mirë, në abstrakt. Por gërvishtni sipërfaqen dhe, me shumë mundësi, do të gjeni antikapitalizmin, kuota paternaliste dhe shtrembëruese, e ndërhyrje në sovranitetin dhe në demokracinë e kombeve. Sllogane të rinj: gabime të vjetra.

2004

[Redakto]
  • Humbëm një president të madh, një amerikan të madh dhe një njeri të madh. Dhe unë humba një mik të dashur. [...] Të tjerë kanë profetizuar rënien e Perëndimit; ai ka frymëzuar Amerikën dhe aleatët e saj me besim të rinovuar në misionin e tyre për liri.

Thënie për të

[Redakto]

Thënie të atribuara gabimisht

[Redakto]

Referime

[Redakto]

Shiko edhe

[Redakto]

Lidhje të jashtme

[Redakto]
:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Commons
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: