Muhammedi

Nga Wikiquote
Shko tek: lundrim, kërko

Muhammed ibën ‘Abdullah, (arab:محمد‎, mʊħɑmmæd̪, ) , ose emri i plotë Ebu al-Qasim Muhammad Ibën Abd Allah Ibën Abd al-Muttalib Ibën Hashim, gjithashtu njihet edhe si Ahmed dhe Mustafa është i dërguari i fundit nga të gjithë të dërguarit e Zotit (Allahut). Lindi në Mekke më 20 prill të vitit 571; vdiq më 8 qershor të vitit 632 në Medinë.

Citate[redakto]

Hadithe[redakto]

  • Muhamedi (Paqja e Zotit qoftë mbi të) ka thënë: Ndihmo vëllaun tënd kur ai bën dëm, ose kur i bëhet dëm. Një njeri tha: O i dërguar i All-llahut,do ti ndihmoj kur i bëhet dëm, por si ti ndihmoj kur ai bën dëm? Pejgamberi a.s tha: Do ta pengosh nga të bërit dëm, atëhere e ke ndihmuar dhe ajo është ndihma jote ndaj tij.
  • Transmetuar nga Enesi r.a.


  • Muhamedi (Paqja e Zotit qoftë mbi të) ka thënë: Kur dikush kërkon ndihmë në emër të All-llahut atë ndihmojeni, kur lyp diçka në emër të All-llahut jepni,kush ju fton-përgjigjuni ftesës së tij, kush ju bën ndonjë të mirë, kompensojeni ate. Po qe se s'keni me çka të kompensoni atëherë lutuni për të ngase lutja do të konsiderohet kompensim.
  • Transmetuar nga Ibn Omeri r.a.


  • Muhamedi (Paqja e Zotit qoftë mbi të) ka thënë: Para se të filloni namazin-Drejtoni rradhët, ngjitni supet me njëri tjetrin, plotësoni vendin e lirë (në saf), lironi vend atij që don të hyjë në saf, mos i leni vend shejtanit ndërmjet jush. Kush e plotëson safin,All-llahu është me atë, e kush e këput safin All-llahu këput lidhjen me të.
  • Transmetuar nga Ibn Omeri r.a.


  • Muhamedi (Paqja e Zotit qoftë mbi të) ka thënë: Dita më e lavdëruar është dita e xhuma, andaj sa më shumë mëçoni salavat, ngase, salavati juaj më paraqitet mua.
  • Transmetuar nga Aus bin Ausi r.a.


  • Muhamedi (Paqja e Zotit qoftë mbi të) ka thënë:

-Kur të flitni thoni të vërtetën
-Kur të premtoni zbatojeni premtimin
-Kur të lihet diçka amanet, çone në vend
-Ruani nderin tuaj
-Ruani sytë tuaj nga të shikuarit haram
-Ruani duart tuaja (nga të bërit keq)

  • Transmetuar nga Ajjad bin Sami r.a.


  • Muath bin Xhebeli kur ka dashur që të udhëtojë i ka thënë Pejgamberit a.s.: O i Dërguar i All-llahut,më këshillo. Pejgamberi .a.s i ka thënë: Adhuro All-llahun e mos i shoqëro Atij asgjë .Kur të bësh ndonjë mëkat, menjëherë të bësh një vepër të mirë. Bëhu i qëndrueshëm në të drejtë dhe ki sjellje të mirë.
  • Transmetuar nga Abdullah bin Omeri dhe Abdullah bin Asri r.a.


  • Muhamedi (Paqja e Zotit qoftë mbi të) ka thënë: A dëshiron të të lajmëroj për një tregti që me të do të shpëtosh nga dënimi e do të meritosh kënaqësinë dhe shpërblimin e All-llahut? Po tha ai. Pejgamberi a.s vazhdoi: Pajtoji njerëzit kur ata mes vete hidhërohen dhe afroji kur ata largohen.
  • Transmetuar nga Enesi r.a.


  • Muhamedi (Paqja e Zotit qoftë mbi të) ka thënë: Përpos dhikrit mos folni shumë, sepse të folurit shumë ashpërson zemrën. Njerëzit më larg All-llahut janë ata që kanë zemër të ashpër.
  • Transmetuar nga Ibn Omeri r.a.


  • Muhamedi (Paqja e Zotit qoftë mbi të) ka thënë: Keni kujdes që gjithmonë të jeni të drejtë, sepse e drejta çon drejt mirësisë, mirësia çon në Xhennet, dikush prej njerëzve vazhdon duke fol dhe punuar drejt deri sa të shkruhet te All-llahu "i drejtë", poashtu kini kujdes që t'i shmangeni gënjeshtrës, sepse gënjeshtra çon në punë të ndyta, e ato çojnë në zjarr. Njeriu vazhdon të gënjejë derisa të shkruhet tek All-llahu "gënjeshtar".
  • Transmetuar nga Ibn Mesudi r.a.


Wikipedia ka një artikull për fjalën: