Shpend Sallaku

Nga Wikiquote, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
                            AFORIZMA NË SHQIP TË SHPEND SALLAKU -t
         të thëna ose të shkruara nga Shpend Sallaku, Shpendi Sollaku Noè, Noè ,Sh.S.Noè

Asnjë mace nuk ka bërë vetëvrasje
sepse nuk e përmendin në Ungjillët.


Luftrat qenkëshin jetësore si të jashtëqiturit.
Barkboshi nuk ka asgjë për të jashtëqitur.


Varfëria nuk është një pretekst për një veprim kriminal,
por është shpesh shkaku.


Per të qenë vjedhës
më parë duhet të dish të fshehësh.


Demokracia është më e vogla e të këqijave,
nuk njihet akoma një e keqe më e vogël.


Pornografia është nga drogërat më të këqia,
vret dashurinë e normalëve.


Lufta është ajo që kërkojmë,duke e shprehur si kërkim të paqes.


Libri vërtetë mund të ndryshoje botën,por të atij që lexon.


Politikani më i mirë është ai që gënjen më pak.


Përtej shikimit të miopit është errësira,
përtej horizontit të injorantit është boshi.


Historia e shkruar vetëm nga fitimtarët nuk ka se si të mos jetë e cungët,
mungon rënkimi i të mundurve.


Askush nuk e ka dashur njeriun,ashtu siç e do një qen.


Ekzistojnë vetem dy raca njerëzore : të pasurit e të varfërit,kusuri është demagogji.


Intelektualët frymëzojnë revolucionet,hyjnë të parët si idealistë
e dalin te parët si humbës,të shqelmuar nga oportunizmi e injoranza.


Mitet e ndërtuara mbi rrënojat e miteve të tjerë e kanë historinë të shkurtër,
edhe ata do të rrëzohen nga të tjere mite të frymëzuar prej pasardhësve.


Puna pothuaj gjithmonë të bën skllav,
ndonjëherë të bën të lirë.


Hipokriti është më i keq se tradhëtari,
sepse vazhdon t'i besohet një tradhëtari.


Për më tepër vizitoni sitin zyrtar të Shpendi Sollaku Noè www.shsnoe.com