Shko te përmbajtja

Përdoruesi:GaniGashi2744

Nga Wikiquote

Gani Ismail Gashi (27 Shkurt 1944), piktor shqiptar.

Gani Ismail Gashi (lindur më 27 shkurt 1944) është një piktor dhe grafik shqiptar nga Kosova, i njohur për kontributin e tij në zhvillimin e artit bashkëkohor. Vepra e tij karakterizohet nga ndjeshmëri figurative, simbolike kulturore dhe përkushtim estetik ndaj identitetit kombëtar dhe kujtesës kolektive. Gashi ka ekspozuar në shumë galeri të rëndësishme dhe është vlerësuar nga kritikë dhe artistë për stilin e tij të veçantë dhe mesazhin shpirtëror të artit të tij.

Citate nga Gashi

[Redakto]
  • Nuk ndjek rrymat. Pikturoj me atë që më vjen nga brenda, nga thellësia e shpirtit.”
  • Çdo vepër lind gjatë procesit. Nuk e di si do të jetë fundi; vetëm filloj – dhe ajo më tregon rrugën.
  • Ngjyrat nuk janë vetëm pamje. Ato janë zëra, ndjenja dhe historia ime.
  • E zeza dhe kuqja janë ngjyrat e shpirtit tim. Ato mbajnë peshën dhe zjarrin e përjetimeve të mia.
  • Piktura është një rrugëtim. Kur unë mbyll një, ajo nis të flasë vetë me shikuesi

Citate rreth Gashitit

[Redakto]
  • Artistët modernë të Kosovës e gjejnë burimin e ngjyrës jo vetëm te autorët botërorë, por në përjetimet e tyre kombëtare – te ngjyra e flamurit, e gjakut, e zjarrit dhe e diellit. Dhurata Hamzai
    • Shkolla e pikturës shqiptare mbështetet në një përdorim instinktiv të ngjyrës, që i jep identitet të thellë veprës së çdo artisti. Dhurata Hamzai
    • Piktorët kosovarë krijojnë mbi një identitet të qartë artistik, të lidhur me historinë, lirinë dhe përjetimet e atdheut të tyre. Dhurata Hamzai
    • Gani Gashi, përpos originalitetit të tij, vjen nga një traditë e pasur artistike dhe ka ndërtuar një stil krejtësisht vetanak brenda kësaj shkolle. Dhurata Hamzai
    • Edhe kur largohet nga piktura, Gani Gashi vazhdon të krijojë brenda vetes imazhe që burojnë nga natyra e tij medituese dhe përjetimet e thella shpirtërore. Dhurata Hamzai
  • Gani Gashi, me ekspozitën e tij të vitit 2004 në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, solli një cilësi të re në krijimtarinë e tij artistike, të shprehur përmes cikleve si ‘Time Herald’, ‘Human Suffering’ dhe ‘Kosova 99’, me metafora vizuale dhe elemente simbolike e mitologjike.” — Prof. Shyqyr Nimani
    • Opusi krijues i Gani Gashit mbështetet në katër shtylla kryesore: dizajni grafik, grafika, piktura dhe vizatimi, ku përvoja e tij në grafikë dhe shtyp të thellë ka ndikuar ndjeshëm në zhvillimin e stilit të tij artistik.” — Prof. Shyqyr Nimani
    • Nga trajtimet monokrome me kontraste dramatike, Gashi është shndërruar në një mjeshtër të ngjyrës, ku e zeza dhe e kuqja dominojnë spektrin e tij, të mbështetura nga tone të tjera si bluja, e verdha dhe e arta.— Prof. Shyqyr Nimani

Burime

[Redakto]
  • Intervista dhe katalogë ekspozitash të Gani Gashit

Lidhje të jashtme

[Redakto]