Ferdije Zhushi Etemi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikiquote
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
'''Ferdije Zhushi Etemi''' (25 maj 1960) është një biologe e shquar nga [[Kosova]]. Ajo është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës dhe ligjeron në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, në Departamentin e Biologjisë. Nga viti 2009 deri në vitin 2015 ishte kryetare e Këshillit Shtetëror për Cilësi në Arsimin e Lartë të Kosovës. Më 2011 ajo është shpallur nga gazeta "Kosovarja" si njëra ndër dhjetë femrat më të suksesshme në Kosovë.<ref>Më shumë për Ferdije Zhushi Etemin, shiko artikullin për të në Wikipedia.</ref>
'''Ferdije Zhushi Etemi''' u lind më 25 maj 1960 në Mihaliq të Vushtrrisë. Pas një viti familja e saj u vendos në Prishtinë, ku ajo e kaloi fëmijërinë e saj.


Ajo është një biologe e shquar nga [[Kosova]] dhe profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, në Deparamentin e Biologjisë, në Universitetin e Prishtines.


Oratore brilante, e ditur dhe e kulturuar, e shkathtë në shpjegimin e problemeve, duke e përdor një gjuhë të qartë dhe të përdorshme, gjithnjë e gatshme të ballafaqohet me
kundërshtarët e pikëpamjeve të saja dhe sovrane në këto ballafaqime - si e tillë - zonja prof. dr. Ferdije Zhushi Etemi hynë në radhën e intelektualeve më të
shquara të Kosovës.<ref>Shiko ndër të tjera: Emisioni "Mirëmëngjesi Kosovë", mysafire e mëngjesit Ferdije Zhushi Etemi, RTK, 2015 (Youtube).</ref>

Ferdije Zhushi Etemi i ka përfunduar të gjitha nivelet e studimit të biologjisë (në Universitetin e Prishtinës, në ate të Zagrebit dhe të Vjenës, ku e ka patur një qëndrim njëmujor studimor në kuadrin e përgatijes së punimit të doktoratures). Është autore e shumë punimeve shkencore, teksteve universitare dhe librave shkollore. Ka ushtruar edhe detyra të rëndësishme në lëmin e organizimit të arsimit të lartë në Kosovë. Nga viti 2009 deri në vitin 2015 ka qenë kryetare Këshillit Shtetëror për Cilësi në Arsimin e Lartë në Kosovë. Më 2011 ajo
është shpallur nga gazeta "Kosovarja" si njëra ndër dhjetë femrat më të suksesshme të Kosovës. Pos gjuhës shqipe, ajo e flet edhe gjuhën angleze dhe serbokroate si dhe ka njohuri bazike nga gjuha gjermane dhe italiane.<ref>Më shumë për këtë: Ferdije Zhushi Etemi, Wikipedia (Google, Gjirafa.com); Ferdije Zhushi Etemi, Valorizimi biologjik i ujërave të lumit Sitnicë në bazë të përbërjes së faunës bentale, Disertacioni i doktoraturës, Prishtinë, 2005 (Google); Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, stafi akademik, curriculum vitae, Ferdije Zhushi Etemi (Google); Angazhimi i Ferdijes për arsimin cilësor, gazeta "Shqiptari eu", publikuar më 12 prill 2016 (Google)..</ref>


== Thënie ==
== Thënie ==
Rreshti 44: Rreshti 37:


"Sfidë shumë e madhe por edhe moment kur e kupton sa e fortë je dhe se ia vlen të luftosh e të jetosh për ata që i do dhe të duan."<ref>Po aty.</ref>
"Sfidë shumë e madhe por edhe moment kur e kupton sa e fortë je dhe se ia vlen të luftosh e të jetosh për ata që i do dhe të duan."<ref>Po aty.</ref>


===== Rreth intelektualëve që heshtin =====
===== Rreth intelektualëve që heshtin =====
"...Po duket se kanë zgjedhur të heshtin duke i parë pasojat që pësojnë ata që flasin!
"...Po duket se kanë zgjedhur të heshtin duke i parë pasojat që pësojnë ata që flasin!

Versioni i datës 24 shtator 2018 02:23

Ferdije Zhushi Etemi (25 maj 1960) është një biologe e shquar nga Kosova. Ajo është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës dhe ligjeron në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, në Departamentin e Biologjisë. Nga viti 2009 deri në vitin 2015 ishte kryetare e Këshillit Shtetëror për Cilësi në Arsimin e Lartë të Kosovës. Më 2011 ajo është shpallur nga gazeta "Kosovarja" si njëra ndër dhjetë femrat më të suksesshme në Kosovë.[1]


Thënie

Rreth rolit të gruas në shoqëri

"Femra përveç karrierës së saj profesionale duhet të mendon edhe për krijimin e familjes dhe lindjen e fëmijëve, kështu që i duhet një planifikim i mirë dhe përkrahje e familjes por edhe e shoqërisë në përgjithësi."

"Si një mësimdhënëse universitare angazhohem që me profesionalizmin tim të dëshmoj se gjinia nuk është me rëndësi por puna. Femra mund të jetë edhe nënë, grua, profesoreshë, doktore shkencash dhe hulumtuese e mirë."[2]


Rreth rolit të studentëve

"Në radhë të parë dua që studentët ta kuptojnë se në Universitet ata janë në qendër.

Ata duhet të marrin më shumë iniciativa dhe përgjegjësi për cilësinë e studimeve të tyre.

Ka kaluar koha kur studentët nuk kanë guxuar të shprehin mendimin e tyre në mënyrë të lirë"

"Pa punë nuk arrihet asgjë. Studentët duhet ta kuptojnë se nuk mësojnë për mësimdhënësin sa për ta kaluar provimin por për vehte. Ata duhet ta shfrytëzojnë atë njohuri gjatë jetës dhe aplikimit të profesionit të tyre."[3]


Rreth kohës së mbylljes së Universitetit nga pushteti i Serbisë

"Nga kjo kohë mbajë në mend se sa herë që kaloja para fakultetit tim, diçka më shtrëngonte fytin dhe mendoja se athua do të kthehemi ndonjëherë."

"Kolegët tanë të deridjeshëm u bënë agresiv dhe filluan të na qesin kushte që ishin të papranueshme për ne. Jetët tona ndryshuan brenda natës, por të gjithë kishim vullnetin dhe fuqinë që të organizojmë mësimin në sistemin paralel, kudo që do të kërkohej nga ne."[4]


Rreth kohës kur kishte probleme serioze shëndetësore

"Sfidë shumë e madhe por edhe moment kur e kupton sa e fortë je dhe se ia vlen të luftosh e të jetosh për ata që i do dhe të duan."[5]


Rreth intelektualëve që heshtin

"...Po duket se kanë zgjedhur të heshtin duke i parë pasojat që pësojnë ata që flasin! O njerëz, ku e keni guximin?"[6]

Thënie për të

Thënie të atribuara gabimisht

Shiko edhe

Wikipedia - Artikulli për Ferdije Zhushi Etemin

Lidhje të jashtme

Referencat

  1. ^ Më shumë për Ferdije Zhushi Etemin, shiko artikullin për të në Wikipedia.
  2. ^ Angazhimi i Ferdijes për arsimin cilësor, gazeta "Shqiptari eu", publikuar më 12 prill 2016 (Google).
  3. ^ Po aty.
  4. ^ Po aty.
  5. ^ Po aty.
  6. ^ "Gazeta shqiptari", 7. mars 2018 (Google).