Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit (libri)

Nga Wikiquote

Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit është libri i pestë i serisë Harry Potter, shkruar nga shkrimtarja britanike J.K. Rowling. Në shqip libri është sjellë në vitin 2004 nga Shtëpia Botuese DITURIA, nën përkthimin e Amik Kasoruhos.

Thënie[Redakto]

Vërnon Dërsli[Redakto]

  • [Kur Harri i thotë që po dëgjonte lajmet] Po dëgjoje lajmet? Prapë?[1]
  • BUFË! PËRSËRI BUFË! S'DUA TË SHOH MË BUFË NË SHTËPINË TIME! [2]


Harri Poter[Redakto]

  • [Kur dëgjon që Dadli quhet Big Di nga shokët e tij] Alamet emri! Po për mua ke për të qenë gjithmonë Dudka i vockël. [3]
  • Vërtetë? Mos të tha se i përngjet një derri që e kanë mësuar të ecë me këmbët e mbrapme? Kjo nuk është një fyerje, Dad, është e vërteta. [4]
  • [Kur xhaxha Vernoni i thotë që nuk ka leje ta përdorë shkopin magjik jashtë "çmendinës"] Çmendina më ka përjashtuar! Prandaj mund të bëj ç'të dua. Ke vetëm tre sekonda kohë. Një...dy...[2]
  • [Kur takon Ronin dhe Hermionën] DOMETHËNË SE NUK NA SHKOKENI NË MBLEDHJE, PUNË E MADHE! POR TË PAKTËN JENI KËTU, APO JO? JENI GJITHMONË BASHKË! MUA MË KANË MBAJTUR TË BLLOKUAR NJË MUAJ TË DËRSLIT! DHE KAM PËRBALLUAR NGJARJE EDHE MË TË MËDHA SE Ç'MUND T'JU KETË NDODHUR JUVE DHE URTIMORI E DI... KUSH E SHPËTOI GURIN FILOZOFAL? KUSH E HOQI QAFE RIDLLIN? KUSH U SHPËTOI LËKURËN JUVE TË DYVE NGA MARROSËSIT? KUSH UA HODHI DRAGONJVE DHE SFINKSAVE APO GJITHË ATYRE NDYRËSIRAVE TË TJERA VITIN QË SHKOI? KUSH E PA ATË TEK ISHTE DUKE U KTHYER? KUSH U SHTRËNGUA T'I IKTE DUARSH? UNË! [5]

Zonja Fig[Redakto]

  • [Ndërkohë që Harri përpiqet të fshehë shkopin magjik, pas sulmit të Marrosësve] Mos e fshih, budalla! Po sikur të ketë të tjerë këtu rrotull? Ta dish që kam për ta vrarë atë Mundungus Fletçerin![6]
  • [Duke iu hakërryer Mundungusit] Ta tregoj unë ty maskimin! Ishin Marrosës, o njeri koti, bjerraditë i pafytyrë! [7]

Teze Petunia[Redakto]

  • [Kur xhaxha Vernoni pyet se ç'janë Marrosësit] Janë ata që bëjnë roje në burgun e magjistarëve në Azkaban. [8]
  • Djali... djali duhet të rrinjë këtu, Vernon. [9]

Xhorxh Uezli[Redakto]

  • Ç'kemi Harri! Më duket sikur e dëgjova atë zërin tënd të ëmbël. [10]

Fred Uezli[Redakto]

  • Mos e mbaj brenda inatin, Harri, shfreje. Mbase nja dyzet kilometra larg mund të kenë mbetur nja dy apo tre njerëz që s'të kanë dëgjuar.[10]

Ron Uezli[Redakto]

  • [Kur Hermiona thotë që Pitoni është tashmë në anën e tyre] Kjo s'e pengon që të jetë kaqol. Si na sheh, kur na takon...[11]

Hermiona Granxheri[Redakto]

  • [Kur Harri pyet se çfarë shkruan për të Gazeta e Profetit] Që ta dish, po shkruajnë për ty sikur të ishe një njeri i flakur tej, një njeri që lyp vëmendjen e njerëzve, që pandeh se është një hero i madh tragjik e të tjera marrina.[12]

Sirius Blek[Redakto]

  • 'tjeta, Harri! Po shoh se qenke njohur me mëmën time.[13]

Zonja Uezli[Redakto]

  • [Duke iu ulëritur Fredit dhe Xhorxhit] PËR HATËR TË ZOTIT! NUK ISHTE ASPAK NEVOJA...MË KA ARDHUR NË MAJE TË HUNDËS...MEQË TANI MUND TA PËRDORNI MAGJINË, NUK DUHET T'I NXIRRNI SHKOPINJTË MAGJIKË EDHE PËR GJËRAT MË TË VOGLA![14]

Pjesë nga rrëfimet[Redakto]

Dialogje[Redakto]

Thënie për të[Redakto]

Shënime[Redakto]

  1. ^ Rowling 2004, f. 11.
  2. ^ a b Rowling 2004, f. 29.
  3. ^ Rowling 2004, f. 16.
  4. ^ Rowling 2004, f. 17.
  5. ^ Rowling 2004, f. 61.
  6. ^ Rowling 2004, f. 22.
  7. ^ Rowling 2004, f. 25.
  8. ^ Rowling 2004, f. 32.
  9. ^ Rowling 2004, f. 39.
  10. ^ a b Rowling 2004, f. 64.
  11. ^ Rowling 2004, f. 65.
  12. ^ Rowling 2004, f. 68.
  13. ^ Rowling 2004, f. 72.
  14. ^ Rowling 2004, f. 77.

Referime[Redakto]

  • Rowling, J. K. (2004) [2003]. Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. fq. 11. ISBN 99927-59-51-8.

Lidhje të jashtme[Redakto]

:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me: