Khalil Gibran

Nga Wikiquote

Khalil Gibran (6 janar 1883 – 10 prill 1931) ka qenë një shkrimtar, poet dhe artist pamor libanez.

Thënie[Redakto]

  • Fjala më e ëmbël në buzët e njeriut është fjala "Nënë".[1]
  • As nata më e errët nuk do ta ndalë diellin të lindë sërish.[1]
  • Mësuesi, nëse është vërtet i urtë, nuk ju fton të hyni në shtëpinë e urtisë së tij, por ju shpie mbi pragun e mendjes suaj.[1]
  • Ai që vesh moralin si petkun më të mirë, më mirë të rrijë lakuriq.[1]
  • Heshtja e ziliqarit bën shumë zhurmë.[1]
  • Nderi i viktimës është se ai nuk është vrasësi.[1]
  • Vetmia është një shtrëngatë e heshtur që thyen të gjithë gemat tonë të thatë[1]
  • Veshjet mbulojnë një pjesë të madhe të bukurisë, por nuk fshehin çfarë s'është e bukur.[1]
  • Mirësjellja dhe delikatesa nuk janë simptoma dobësie apo dëshpërimin, por shprehi force dhe vendosmërie.[1]

Thënie për të[Redakto]

Thënie të atribuara gabimisht[Redakto]

Shënime[Redakto]

  1. ^ a b c d e f g h i Gibran.

Referime[Redakto]

  • Gibran, Khalil. "Aforizma.al - Thënie nga Khalil Gibran". Aforizma.al. Marrë më 1 dhjetor 2020.

Lidhje të jashtme[Redakto]

:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Commons
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: