Wikiquote:Rreth

Nga Wikiquote
Shko tek: lundrim, kërko

Citate :

Suksesi dhe miqësia

Është dituri të përdoret vaji mirë i rafinuar në mekanizmin e miqësisë!

Në mirëqenie miqët na njohin neve, në fatëkeqësi ne i njohim miqët tanë!

Çdo herë ngulite në kokë se ideja juaj për të pasur sukses është më e rëndësishme se sa çdo gjë tjetër.

Suksesi është aftësa që të kaloni nga njëri dështim në tjetrin – pa humbje të entuziazmit.

Ekziston vetëm një sukses : që të jeni në gjendje ta jetoni jetën në mënyrën tuaj.

Kurdoqoftë që e ndëgjoj “Ajo s’mundë të bëhet!” – unë e di se jam shumë afër suksesit.

Shumica e dështimeve në jetë bëhen nga njerëzit të cilët nuk e kanë ditur se sa afër suksesit kan qenë në momentin kur kan hjekur dorë!

Syno suksesin, jo perfeksionimin. Kurr mos hjek dorë nga e drejta për të gabuar, sepse ashtu do t’a humbni aftësinë që të mësoni gjëra të reja dhe me këtë të ecni përpara në jetën tuaj!

Një minutë e suksesit paguan vite të dështimeve.

Është më mirë ti meritoni lavdatat dhe nderimet e të mos i keni ato se sa ti keni nderimet e lavdatat dhe të mos i meritoni ato.

   Mark Twain.

Jeta

Sekreti i jetës së mirë është që të keni besnikërinë e duhur dhe ta mbani atë në shkallën e merituar të vlerave.

Asnjë grimë dëshmie nuk ekziston në favor të idesë se jeta është serioze.

Jeta është diçka të cilën çdo njëri duhet ta provoj, së paku një herë.

Libri

Kurrë mos e gjyko librin nga filmi që është bërë prej tij.

Një roman i mirë na tregon të vërtetën rreth heroit të tij, një roman i keq na tregon të vërtetën rreth autorit të tij.

Librat...janë thuajse sikur gëzhojat e gaforreve. E rrethojmë veten me to, pastaj rritemi jasht tyre dhe i lëmë ato mbrapa, si dëshmi të stazave të hershme të zhvillimit.

Librat janë mikeshat më të qeta dhe më të qëndrueshme, ato janë më të lehtat për t’iu qasur, këshilltaret më të mençura dhe mësueset më të durueshme.

Paraja

Unë kam mjat para që do të më dalin për të tërë jetën, përveq nëse unë do të blija diçka.

Njeriu i mençur duhet ti ketë paratë në mendje por jo edhe në shpirt.

Mënyra më e sigurtë për ti dyfishuar paratë tuaja është që ti bëni ato dyfish dhe ti fusni në gjep.

Paraja është sikur shqisa e gjashtë pa të cilën nuk mundë të bëni një shfrytëzim të plotë të pesë shqisave të tjera.

Kurr mos u bë i marrë që të besosh në atë se pse një njeri është i pasur ai është edhe i mençur domosdoshmërisht. Ekzistojnë të dhëna të shumta që e tregojnë të kundërtën.

Ruaj nga pak para për çdo muaj dhe në fund të vitit do të befasohesh me atë se sa pak ke.