Besa
Nga Wikiquote, Enciklopedia e Lirë
- Hidhëroju dikujtë aq sa ka dituri. - Preshevë
- Ajo që ke frikë të gjen. Elbasan
- Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. Elbasan
- Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. Kosovë
- Atë që pështyn, mos e lëpij. Gjirokastër
- Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. Vlorë
- Ai që hyn në lumë edhe do laget. Korçë
- Burri flet përpara syve e jo pas shpine. Elbasan
- Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. Kurvelesh
- Burri o të fal, o të var. Gjirokastër
- Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. Skrapar
- Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. Shkodër
- Çakallit lëshoi ujkun. Elbasan
- Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. Jug
- Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. Kurvelesh
- Dajaku ka dalë nga xheneti. Kavajë
- Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. Devoll
- Derri do plumbin, nuk zihet me duar. Lushnjë
- Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. Lunxheri - Gjirokastër
- Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. Shqipëri e mesme
- Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. Elbasan
- Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. Jug
- E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. Përmet
- Frika nuk e len lepurin me u majtë. Shkodër
- Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. Vlorë
- Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. Kolonjë
- Fusha bën baltë, mali bën furtunë. Myzeqe
- Gozhda nxjerr goxhdën. Vlorë
- Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. Shkodër
- Guri i rrumbullkët nuk zë vend. Jug
- Gjalpin e ruan kripa. Gjirokastër
- Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. Korçë
- I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. Tiranë
- Ku do të dijë hëna se lehin qentë. Vlorë
- Ku ngul hunë var hejbet. Jug
- Ku rafsha mos u vrafsha. Ferizaj
- Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". Kosovë
- Kur ke zemër ke edhe krahë. Krujë
- Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. Jug
- Kush kërkon gjen. Përmet
- Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. Jug
- Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. Devoll
- Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. Jug
- Pushka don pushkën. Tropojë
- Pyet detin sa lumenj derdhen në të. Kolonjë
- Qeni i pangopur të ha. Skrapar
- Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. Elbasan
- Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. Jug
- Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. Jug
- S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. Berat
- Shqerra që s'thërret mëmën humbet. Jug
- Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. Jug
- Trimi e ka me vete fatin. Vlorë
- Trimin vraje, po mos e shaj. Kolonjë
- Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. Jug
- Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. Elbasan
- Amanetin e mban toka. Shkodër
- Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. Dukagjin
- Besa asht ma e fortë se vdekja. Krujë
- Besa e burrit, pesha e gurit. Veri
- Burri i mirë flet një herë. Krujë
- Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. Elbasan
- Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. Vlorë
- Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. Sarandë
- Ku është besa aty është dhe shpresa. Korçë
- Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. Sarandë
- Nga del fjala del dhe shpirti. Jug
- Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. Vlorë

