Johann Wolfgang von Goethe
Appearance
Johann Volfgang Goethe (28 gusht 1749 - 22 mars 1832) është një shkrimtar, poet, novelist dhe dramaturg gjerman. Ai ka qenë gjithashtu aktor, shkencëtar, gjeolog, botanist, filozof dhe politikan. Ndër veprat e tij më të përmendura janë Fausti dhe Vuajtjet e djaloshit Verter.
Thënie
[Redakto]- Arti dhe shkenca, vetëm atëherë kanë të drejtë ekzistence, kur e pajisin njeriun me kurajë për të përballuar luftën në jetë.
- Shfrytëzo ditën e rinisë - o do të biesh ose do të sundosh; do të humbasësh o të fitosh, do të vuash ose do të triumfosh.
- Jo në Amerikë! Këtu në Gjermani, ose asgjëkundi, duhet dhe mund të kërkojmë Amerikën!
- Njeriu, kur dëgjon fjalë, shpesh beson se brenda tyre fshihen dhe mendime.
- E patë! Kur merret me kësi budalli, në fund të fundit pëson dëm dhe djalli.
- Zor është të shpëtojmë nga demonët, me ju na lidhin nyje të padukshme.
- Lum kush jeton ende me shpresë se mund të dalë nga ky det gabimesh!
- Ajo që nuk e dimë, ajo na duhet; ajo që dimë, nuk na hyn në punë.
- Ah, ç'fatkeqësi që trupi s'na ka flatra, të shoqëronte fluturimin e mendjes!
- Ka mbetur si zakon i lashtë, në botën e madhe ngrihen botët e vogla
Thënie për të
[Redakto]Thënie të atribuara gabimisht
[Redakto]Referime
[Redakto]Gëte, Vepra të zgjedhura 1, Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", përkthyer nga origjinali nga Skënder Luarasi, Tiranë, 1987
Shiko edhe
[Redakto]Lidhje të jashtme
[Redakto]
Ky artikull për një person është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikicitate duke e zgjeruar atë. |