Lufta
Nga Wikiquote
Citate mbi Luftën.
Citate [redakto]
- "Lufta është shkenca e shkatërrimit". — John Abbott (1821-1893).
- "Lufta është një vazhdim i politikës me mjete të tjera". - «Mbi luftën». Carl von Clausewitz
- "Le të luftojmë, gjersa me sa duket, ju e mendoni paqen të padurueshme". - Publius Scipio Africanus
- "Të gjitha luftërat janë civile sepse të gjithë njerëzit janë vëllezër". - Fransua Fenelon
- "Unë kam ardhur në një përfundim se, s´ka luftë, në historinë e njerëzimit, që nuk do të mund të shmangej me 15 minuta diplomaci të ndershme". - Endrju Matën
- "Unë nuk e di me çfarë armësh do të luftohet në Luftën e Tretë Botërore, por Lufta e Katërt Botërore do të luftohet me gurë e shkopinj". - Albert Ajnshtajn.
- "Sa të ketë njerëz do të ketë edhe luftëra". - Albert Ajnshtajn.
- "Nëse ushtarët do të fillonin të mendonin, asnjë prej tyre nuk do të mbetej në ushtri. - Frederiku i Madh
- "Nëse ne nuk mbarojmë luftën, lufta do të na mbarojë ne". (John F. Kennedy?)
- "Vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e luftës". - Platoni
- "Nuk ka krime lufte, lufta është vetë krim". - D.R.I.
- "Lufta fillon me mungesën e shpirtit, mendjes dhe arsyes së njeriut". - William Cameron
- "Bëni dashuri; jo luftë".