Jump to content

Shqiptarët

Nga Wikiquote
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Shqiptarët janë një komb kryesisht i vendosur në Gadishullin Ballkanik: në Shqipëri, ku përbëjnë rreth 83% të popullsisë, në Kosovë rreth 93% të popullsisë dhe në Maqedoninë e Veriut rreth 25% të popullsisë. Në numër më të vogël, shqiptarë ka dhe në SerbiMal të ZiGreqiItaliTurqi e Kroaci.

Thënie

[Redakto]
  • Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vetë historia, dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e trojës, të udhëhequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër).
Maurico Druon, sekretar i akademisë frënge.
  • Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjitha kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit, Skënderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak.
Lamartini
  • Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë peizazhin më të mrekullueshëm në botë. Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre.
Lord Bajroni
  • Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë.
Braisllav Nusic
  • Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan.
Dushko H. Konstantinov
  • Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaft vende të botës.
Maks Myle
  • Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve. Shqiptarët janë stërnipërit e pellazgëve.
George Hahn
  • Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi.
Haki Pasha
  • Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe.
Harold Whitehal
  • Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte.
Henry Noel Brailsford

Proverba

[Redakto]
  • Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep.
Shqiptari vetëflijohet e nuk e dorëzon mikun.

Referimet

[Redakto]

Shiko edhe

[Redakto]

Lidhje të jashtme

[Redakto]
:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Commons
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: