Dituria

Nga Wikiquote
Shko tek: lundrim, kërko

Citate mbi Diutrinë

Citate[redakto]

  • "Si është e mundur që di mbi gjithçka? u pyet një njeri shumë i mençur e i ditur; dhe përgjigja ishte - sepse nuk kam pasur kurrë frikë ose marre (turp) të pyes gjithçka që nuk dija." - John Abbott
  • "Unë mendoj një pjesë e madhe e informacioneve që kam, u fitua nga kërkimi mbi diçka dhe gjetjen e diçkaje tjetër rrugës." - Franklin P. Adams
  • "Dituria është ajo që, pranë virtytit, me të vërtetë e ngre një njeri mbi tjetrin." - Joseph Addison
  • "Njeriu di më shumë se ai kupton." - Alfred Adler
  • "Dituria e vërtetë, si çdo gjë tjetër me vlerë, nuk fitohet me lehtësi. Duhet të punohet, studiohet, mendohet, dhe më shumë se të gjitha, duhet të lutet për të." - Thomas Arnold
  • "Ji gjithmone kureshtar! Sepse dituria nuk do të fitojë ty: ti duhet ta fitosh atë." - Sudie Back
  • "Dituria është fuqi." - Francis Bacon