Humori
Nga Wikiquote
Citate mbi humorin.
Citate [redakto]
- "Humori është nje prani në bote - si hijeshia - dhe shkelqen mbi sejcilin." - Garrison Keillor
- "Une kam nje ndjenje te mprehte te qesharakes, por jo ndjenje humori." - Edward Albee
- "Gazi është si nje shkrepje vetëtime, qe shperthen mes nje reje te erret, dhe xixellon për nje çast; hareja mban nje lloj dite-shkelqimi ne mendje, dhe e mbush ate me nje qetesi te vazhdueshme dhe te perhershme." - Joseph Addison
- "Sekreti i humorit është befasia." - Aristoteli
- "Mes atyre qe pelqej ose admiroj, nuk mund te gjej emerues te perbashket, por midis atyre qe dua, mundem: te gjithe ata qe me bejne te qesh." W. H. Auden
- "Perfytyrimi i është dhene njeriut për te shperblyer ate qe ai nuk eshte, dhe ndjenja e humorit për ta ngushelluar për ate cfare ai eshte." - Francis Bacon
- "Nje njeri pa ndjenjen e humorit është si nje qerre pa kercim - troshitje nga çdo guralec ne rruge." - Henry Ward Beecher
- "Ne nuk i nderojme kurre ata qe na zbavisin ne, megjithse ne mund te buzeqeshim me fuqite e tyre qesharake." - Marguerite Gardiner, Kontesha e Blesingtonit
- "Humor është, kur njeriu megjithate qesh." - Gjermane