Aleksandër Xhuvani
Appearance
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi. |
Aleksandër Xhuvani (14 mars 1880 - 22 nëntor 1961) Mësues i Popullit, profesor dhe shkencëtar i shquar (gjuhëtar, pedagog dhe psikolog), konsiderohet pedagogu më i shquar shqiptar dhe figura qendrore e arsimit kombëtar shqiptar në gjysmën e parë të shekullit XX. Për shkak të kontributit të tij në ngritjen dhe zhvillimin e sistemit arsimor kombëtar shqiptar, Prof. Dr. Aleksandër Xhuvani u quajt edhe me epitetin Mësues i mësuesve shqiptarë.
Thënie
[Redakto]- Kujtesa, pra asht zotësija që ka shpirti t`i mbajë e t`i nxjerri prapë të pandryshueme parafytyrimet e fitueme.
- Në kuptimin e përgjithshëm, fjala personalitet përfshtiell të tanë njeriun, trupin e shpirtin me gjithë fuqitë e tij.
- Arti i edukatës që ushtron mësuesi, asht ma i nalti e ma fisniku i artevet: nuk i kanë thanë kot ars artium educatio.
- Vullneti asht veprimi ynë praktik, që i drejtohet nji qëllimi të caktuem, mbasi t`jemi këshillue mirë mbi mjetet e të mbërrimit të tij dhe të kemi marrë nji vendim të premë për të krye a për të mbarue atë qëllim.
- ... gabimet e mungesat e prindëvet veprojnë edhe mbi edukatën e fëmivet, të cilët ma të shumtën e herës bahen pasqyra e rrojtjes e të sjelljes së prindërvet të tyne.
- ... edukata që të ketë themele të forta, duhet të ketë qëllim rritjen dhe arsimimin e fëmijëve të popullit mbas drejtimit individual e shoqnuer. Tue i pasë parasysh këto dy drejtime do t`i bajë këta të zotët që të punojnë për të mbarën e vet edhe për atë të shoqërisë.