Jump to content

Aleksandër Xhuvani

Nga Wikiquote
(Përcjellë nga Aleksander Xhuvani)
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Aleksandër Xhuvani (14 mars 1880 - 22 nëntor 1961) Mësues i Popullit, profesor dhe shkencëtar i shquar (gjuhëtar, pedagog dhe psikolog), konsiderohet pedagogu më i shquar shqiptar dhe figura qendrore e arsimit kombëtar shqiptar në gjysmën e parë të shekullit XX. Për shkak të kontributit të tij në ngritjen dhe zhvillimin e sistemit arsimor kombëtar shqiptar, Prof. Dr. Aleksandër Xhuvani u quajt edhe me epitetin Mësues i mësuesve shqiptarë.

Thënie

[Redakto]
  • Kujtesa, pra asht zotësija që ka shpirti t`i mbajë e t`i nxjerri prapë të pandryshueme parafytyrimet e fitueme.
  • Në kuptimin e përgjithshëm, fjala personalitet përfshtiell të tanë njeriun, trupin e shpirtin me gjithë fuqitë e tij.
  • Arti i edukatës që ushtron mësuesi, asht ma i nalti e ma fisniku i artevet: nuk i kanë thanë kot ars artium educatio.
  • Vullneti asht veprimi ynë praktik, që i drejtohet nji qëllimi të caktuem, mbasi t`jemi këshillue mirë mbi mjetet e të mbërrimit të tij dhe të kemi marrë nji vendim të premë për të krye a për të mbarue atë qëllim.
  • ... gabimet e mungesat e prindëvet veprojnë edhe mbi edukatën e fëmivet, të cilët ma të shumtën e herës bahen pasqyra e rrojtjes e të sjelljes së prindërvet të tyne.
  • ... edukata që të ketë themele të forta, duhet të ketë qëllim rritjen dhe arsimimin e fëmijëve të popullit mbas drejtimit individual e shoqnuer. Tue i pasë parasysh këto dy drejtime do t`i bajë këta të zotët që të punojnë për të mbarën e vet edhe për atë të shoqërisë.

Thënie për të

[Redakto]

Thënie të atribuara gabimisht

[Redakto]

Referime

[Redakto]

Shiko edhe

[Redakto]

Lidhje të jashtme

[Redakto]
:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me: