Burrëria
Appearance
Burrëria është epërsia morale e një personi, prirja dhe aftësia e një njeriu të tejkalojë në (mbi) diçka, të kryejë një veprim të caktuar në mënyrën më të mirë.
Thënie
[Redakto]- Burrnija âsht kunora e lumnija e jetës.[1]
- Kush s'kaa burrnii, aj s'âsht per t'u quëjt mieri por kafshë (baktii).[1]
- Shtjefën Gjeçovi
- Nieri qi don me pasë ěmen t'nierit, do t'diftohet burrë, e do t'a ruëje burrnien e vet.[1]
- Shtjefën Gjeçovi
- Mâa shum çmohet nieri qi mennon mirë (burrnisht), se njiqind, mun edhě njimii qi nuk kan burrnii.[1]
- Shtjefën Gjeçovi
- Mâa mirë dekë nën dhee m'n kjaa
Se me marre i gjallë mii dhee.[1]
- Shtjefën Gjeçovi
- Věn oroë, se nuk gjinnet nji sěnn mâa i shemtuëshem, e qi shoqniën e nierzve e rrxon nner krajata t'zeza, saa e pa-burrnija.[1]
- Shtjefën Gjeçovi
- Gjithshkâ pushon n'zěmer e n'shpirtë, burrnija i qet per fushë.[1]
- Shtjefën Gjeçovi
- Nuk kaa kěnë hollim i měnnes e dija qi i kaa trěmegë komet n'giytetnii, por burrnija.[1]
- Shtjefën Gjeçovi
- Nierzme burrnii jâne zemrat (knaqat) e shoqnii s'cilës i perkasin.[1]
- Shtjefën Gjeçovi
- Sadô qi nji nieri měne hollë i sjellë syyt e dheut mii vedi prejë rrallimit, persërii nâ mâa n'çmim e majme burrniën. Hollimi e kaa gurren n'fuqii t'tr^uuve, e burrnija b^unnon prejë fuqis s'zemrës e zemra âsht qi s^unnon jeten.[1]
- Shtjefën Gjeçovi
- Nner visarë mâa t'çmuëshem qi u zotnohet nieri âsht burrnija. Burrnijaâsht nji dhântii, qi gjithkush e kaa n'pelqym, edhě prejë gjithkujë âsht e nneruëme. Aâ qi e pshtesin shpnesen e vet n'burrnii, edhě n'mos u pr^uftë kjo nnoj pasunii kahë t'mirat e jetës, u mjafton nnerimi e zâni i mirë qi e lânë mas vedi n'ket jetë.[1]
- Shtjefën Gjeçovi
- Atyne qi u kaa hecë fjala, e u âsht veshtrue zâni n'jetë do t'ja diin per nneer burrniis e jo krait a fuqiis.[1]
- Shtjefën Gjeçovi
Proverba
[Redakto]- Burri flet përpara syve e jo pas shpine.
- Njeriu që është trim nuk flet fshehurazi, por para teje.
- Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë.
- Trimit nuk i trembet syri.
- Burri o të fal, o të var.
- Trimat kanë dy zgjedhje, ose të varin, ose të falin.
- Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër.
- Njeriut i dihet vlera nga mirësitë jo nga dukja.
- Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal.
- Trimi të mbyt ose të fal. Frikacaku s'e bën dot asnjërën.
- Besa e burrit, pesha e gurit.
- Fjalën e burrit, nuk guxon kush ta lëvizë.
- Burri i mirë flet një herë.
- Ai që është burrë, nuk e lëviz fjalën.
- Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre.
- Njerëzve u ndalet goja, "kafshëve" jo.
- Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala.
- Burri e ka fjalën si virtyt.
- Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë.
- Burri e ka fjalën si virtyt.