Erih Maria Remark
Appearance
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi. |
Erih Maria Remark (22 qershor 1898 - 25 shtator 1970) ishte shkrimtar dhe novelist gjerman.
Thënie
[Redakto]- Në dashuri pyet gjithmonë tepër dhe kur njeriu kërkon të mësojë përgjigjen ajo ka mbaruar.
- Nuk ka asgjë që mbetet pergjithmonë.
- Të gjitha dashuritë kërkojnë të jenë të përjetshme dhe pikërisht këtu e kanë burimin mundimi dhe vuajtjet e tyre pa fund.
- Nuk është e tmerrshme të presësh diçka, e tmerrshme është kur nuk ke ç'të presesh.
- Dashuria është e mrekullueshme, vetëm ka një të keqe: të prish karakterin.
- Sëmundja më e keqe në botë është të menduarit, ajo s'ka shërim.
- Ëndërrojmë, sepse pa ëndrrat nuk do të mund ta duronim të vërtetën. Njeriu nuk gënjehet vetem nga ëndrrat. Njeriu gënjehet edhe me të vërtetën. Kjo është një ëndërr akoma me e rrezikshme.
- Askush nuk kthehet më, po ashtu siç nuk kthehet kurrë më një orë e jetuar me parë.
- Ka më shumë prostituta mes atyre vajzave që s'kanë shkuar asnjëherë me një mashkull, sesa ato që janë të detyruara të jetojnë me këtë profesion të vështirë.
- Ti mund të kthehesh në kriminel a shenjtor dhe asnjeri s'e vë re, por në të mungoftë ndonjë kopse këtë e vënë re të gjithë. Kjo është çudia dhe lezeti ynë.
- Jo gjithmonë bëjmë atë që duhet. Madje edhe kur e dimë këtë. Shpesh këtu qëndron bukuria e jetës.
Thënie për të
[Redakto]Thënie të atribuara gabimisht
[Redakto]Referimet
[Redakto]Shiko edhe
[Redakto]Lidhje të jashtme
[Redakto]