Herodoti
Appearance
Ky artikull duhet të përmirësohet sipas standardeve të përshkruara te Ndihmë:Çfarë është një artikull?
Herodoti ishte një shkrimtar, gjeograf dhe historian i lashtë grek i lindur në qytetin grek Halicarnassus, pjesë e Perandorisë Perse (tani Bodrum, Turqi). Ai është i njohur për shkrimin e Historive-një përshkrim i hollësishëm i Luftërave Greko-Perse. Herodoti ishte shkrimtari i parë që bëri hetime sistematike të ngjarjeve historike. Ai quhet "Ati i Historisë", një titull që i është dhënë nga oratori i lashtë romak Ciceroni
Thënie
[Redakto]- Njerëzit u besojnë më shumë veshëve se syve
- Është më e lehtë të mashtrosh një turmë njerëzish sesa vetëm një prej tyre
- Kjo është dhimbja më e hidhur për një njeri,të ketë shumë,por asnjë fuqi
- Aty ku nevojitet dhelpëria,nuk ka vend për forcën
- Fati i njerëzve është një rrotë që nuk lë kurrë të njëjtit lart
- Objektivat e mëdha zakonisht arrihen me rreziqe të mëdha
- Në fillim nuk kuptohet cili do të jetë fundi
- Në kohë paqeje, bijtë varrosin prindërit, ndërsa në kohë lufte, prindërit varrosin bijtë
- Secilit i duken shumë më të mira,traditat dhe zakonet e veta
- Nxitimi është prindi i dështimit
- Më mirë të të kenë zili sesa të të qajnë hallin
- Hyjnitë argëtohen duke përulur çdo gjë që tenton të lartësohet
- Perënditë na i japin fatkeqësitë që ne të mundemi të thurim këngë për to