Jump to content

J.K. Rowling

Nga Wikiquote
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Joanne Kathleen Rowling (31 korrik 1965 -) është romanciere, skenariste dhe producente britanike. Më së miri njihet për shkrimin e serisë së librave të Harry Potter.

Thënie

[Redakto]
  • Është e pamundur të jetosh pa dështuar në diçka, vetëm nëse pa e kuptuar, nuk po jeton fare - gjë që do të thotë se sërish ke dështuar nga mungesa e plotësimit.
  • Jeta është si një përrallë: Nuk ka rëndësi sa e gjatë është, por sa e bukur është.
  • Ne nuk kemi nevojë për magjinë për të ndryshuar botën, pasi kemi gjithë fuqinë brenda nesh: ne kemi fuqinë për të imagjinuar gjëra më të mira.
  • Janë zgjedhjet tona më tepër se aftësitë tona, ato që tregojnë se kush jemi në të vërtetë.
  • Unë besoj në vullnetin e lirë. Ti e kontrollon jetën tënde. Vullneti yt është ekstremisht i fuqishëm për të bërë gjëra të mëdha.
  • Jeta është e vështirë dhe e komplikuar dhe mbi gjithçka, ato që do të bëjnë t'i mbijetosh peripecive të saj, janë kontrolli dhe modestia.
  • Nuk jam ndier asnjëherë e turpëruar se kam rënë në depresion. Asnjëherë. Çfarë ka për t'u turpëruar në këtë mes? Unë kalova nëpër një periudhë shumë të vështirë dhe jam krenare që ia dola mbanë.

Thënie për të

[Redakto]

Thënie të atribuara gabimisht

[Redakto]

Referimet

[Redakto]

Shiko edhe

[Redakto]

Lidhje të jashtme

[Redakto]
:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Commons
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: