Liria

Nga Wikiquote
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Liria është të vepruarit pa shtrëngime sipas dëshirave, interesave, qëllimeve, si edhe aftësia e vetëvendosjes në zgjedhjet për të vepruar pa lënduar të tjerët.

Thënie[Redakto]

Proverba[Redakto]

  • Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij.
  • Kur s'ka trimni, s'ka liri.
  • Liria fitohet e nuk dhurohet.
  • Liria fitohet vetëm me gjak.
  • Liria i ka rrënjët në gjak.
  • Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë.
  • Liria vjen kur s'i duhesh vdekjes.
  • Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robëri.
  • Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë.
  • Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë.
  • Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi dhè i gjynjëzuar.
  • Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar.
  • Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë.
  • Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi.
  • Kush s'lufton për liri, robërinë e ka në shpi.
  • Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë.

Referimet[Redakto]

Shiko edhe[Redakto]

Lidhje të jashtme[Redakto]

:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me: