Jump to content

Maturia

Nga Wikiquote
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Maturia është vetia e atij që është i matur. Ndryshe mund të quhet edhe pjekuri.

Thënie

[Redakto]

Proverba

[Redakto]
  • Mos hyn ne mal pa sepat.
  • As copën e madhe mos e ha pa u menduar.
  • Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë.
  • Dhjetë herë mat, një herë pre.
  • Gjella me kripë e kripa me karar.
  • Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin.
  • Lakmia, lakfyt.
  • Po t'i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi.
  • Tamahu të shpie në gjynah.
  • Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe perëndisë.
  • Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e shumta përziejnë katundin.
  • Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë barinë prapa.
  • U mbush kupa do të derdhet.
  • Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mos xen.
  • As para pushkës, as prapa mushkës.
  • Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri.

Referimet

[Redakto]

Shiko edhe

[Redakto]

Lidhje të jashtme

[Redakto]