Ndihmë:Referimi

Nga Wikiquote
Me pak fjalë:
Burimet e një artikulli tregojnë origjinën e informacionit që gjendet në të. Pa burime një artikull mund të griset.

Çdo artikull duhet të përmbajë referimet e tij. Referimet shërbejnë për të verifikuar vërtetësinë e tekstit të përfshirë në një artikull. Lexoni më poshtë për të mësuar si funksionon procesi i referimit.

Si të referoj?

Referimet zakonisht shtohet fill pas pjesës së tekstit të cilit po referon me anë të etiketave përkatëse.

Pjesë teksti <ref> Referime për pjesën e tekstit </ref> (pa hapësira)

Kjo bën që në fund të tekstit të referuar të vendoset një numër i mbishkruar i cili tregon se aty ekziston një referim. Pasi i tërë teksti i artikullit të jetë referuar, në fund të tij vendosit seksioni Referime dhe në krye të këtij seksioni vendoset stampa {{reflist}} e cila bën të mundur listimin e të gjitha referimeve të përdorura gjatë artikullit. Këtu vendosen gjithashtu referimet e përgjithshme të artikullit, nëse ka. Referimet e përgjithshme janë artikuj shkencorë, libra, video e të tjera si këto që kanë shërbyer si burime për pjesë të mëdha të artikullit apo për frymën e përgjithshme të tij.

Çfarë janë burimet?

Siç u përmend dhe më sipër, mediume të ndryshme mund të shërbejnë si referime. E rëndësishme është që burimet të jenë serioze. Për shembull, një burim jo serioz do ishte blogu personal i një individi të panjohur. Burime të ndryshme kërkojnë hollësi të ndryshme kur përdoren si referime. Lexoni më poshtë për të mësuar mbi mënyrat e ndryshme të referimit sipas mediumit përkatës.

Faqe interneti

Shumica e referimeve shpeshherë vijnë nga faqe të ndryshme interneti. Në këtë pikë zakonisht shumë njerëz janë të prirur të përdorin vetë Wikipedia-n si burim duke qenë se zakonisht është pikërisht ajo rezultati i parë që del në Google. Kjo nuk është një mënyrë e drejtë për të vepruar. Wikipedia është një projekt vullnetar që mund të redaktohet nga kushdo në botë dhe artikujt e saj priren të jenë gjithmonë në ndryshim e sipër, në disa raste dhe pjese e sulmeve vandale. Për pasojë, Wikipedia nuk lejohet të përdoret si burim në proces referimi. Faqet më të mira për tu përdorur si burime janë faqet zyrtare shtetërore ose ato zyrtare të organizatave a kompanive të shquara. Pasi të jetë përzgjedhur faqja e duhur përdoret stampa {{cite web}} mes etiketave <ref></ref> dhe plotësohen parametrat e nevojshëm si, adresa, titulli dhe përkthimi nëse nuk është në shqip, data e publikimit të artikullit, data e vendosjes si referim, etj.

Libra

Librat janë një tjetër burim kryesor informacioni për tekstet e artikujve. Në Wikicitate librat shpeshherë luajnë rol kryesor duke qenë se shumë thënie mund të jenë shkëputur direkt prej tyre. Për të referuar burime nga librat përdoret stampa {{cite book}} mes etiketave <ref></ref> dhe plotësohen parametrat e nevojshëm si emri dhe mbiemri i autorit, data e botimit, titulli dhe përkthimi i tij nëse nuk është në shqip, shtëpia botuese, faqja, kodi ISBN, etj.

Video

Kohët e fundit materialet multimediale po bëhen një burim i mirë për tu përdorur në procese referimi. Sikurse dhe me librat, dhe videot kanë rëndësi të veçantë në Wikicitate duke qenë se shumë faqe i dedikohen pikërisht kinematografisë dhe batutave a dialogjeve të veçanta në filma të caktuar. Për të shtuar video si referime përdoret stampa {{cite video}} mes etiketave <ref></ref> dhe plotësohen parametrat e nevojshëm si, titulli, data e publikimit, gjuha, adresa, vendodhja, data e vendosjes si referim, etj. Nëse përdoret YouTube duhet pasur parasysh të përdoren video të publikuara nga kanale serioze.

Lajme

Lajmet gjithashtu mund të shërbejnë shpeshherë si burime të mira duke pasur parasysh natyrën e tyre serioze. Këtu përfshihen të gjitha llojet e lajmeve si gazeta, kronika apo dhe lajme në rrjet. Për të gjitha rastet e mësipërme përdoret stampa {{cite news}} mes etiketave <ref></ref> dhe plotësohen parametrat e nevojshëm si, titulli, data publikimit të lajmit, emri i gazetës, televizionit a faqes në rrjet, data e vendosjes si referim, etj.

Burime nga mediume të tjera të papërmendura më lart

Më sipër janë përmendur vetëm mediumet më të zakonshme në proceset e referimeve. Lloje të ndryshme mediumesh të pa listuara më lart mund të përdoren për sa kohë burimi është serioz. Nëse mendoni se një medium që nuk është i listuar më sipër përdoret goxha shpesh si burim për artikuj ju lutemi ta thoni te faqja e diskutimit të këtij artikulli në mënyrë që të krijohet një stampë për të.

Shteg:
ND:RF