Pastor Akil Pano

Nga Wikiquote
Jump to navigation Jump to search

Pastor Akil Pano është një pastor shumë i njohur në Shqipëri dhe figurë publike mediatike. Ai jep kontributin e tij në fushën sociale, teologjike, shoqërore dhe akademike në vendin tonë.

Thënie nga Pastor Akil Pano

  • Nëse doni të keni gëzim në zemër, shërbejuni të tjerëve.
  • Nëse rruga është e vështirë, ji i sigurt që po ecën në rrugën e duhur.
  • Kur themelet e jetës tunden, njerëzit mbërrijnë në vendin ku takohen me të vërtetën e jetës së tyre.
  • Dashuria është balsami që shëron çdo shpirt të lidhur dhe çdo marrëdhënie të thyer.
  • Njerëzit janë krijuar për t'u dashur, ndërsa gjërat materiale për t'u përdorur.
  • Kurrë mos harro prej kujt gishtërinjve je krijuar. Ecja në pluhurin e tokës nuk mund të përkufizojë potencialin që është në ty.