Jump to content

Seneka

Nga Wikiquote
Ky artikull duhet të përmirësohet sipas standardeve të përshkruara te Ndihmë:Çfarë është një artikull?


Seneka ishte një filozof stoik romak, burrë shteti, dramaturg dhe në një vepër, satirist, nga epoka post-Augustine e letërsisë latine.

Thënie

[Redakto]
  • Ka më shumë gjëra që na frikësojnë sesa na dëmtojnë, ne vuajmë më shumë në imagjinatë sesa

në realitet

  • Nëse dikush nuk e di drejt cilit port po lundron, asnjë erë nuk është e favorshme
  • Ndonjëherë edhe të jetosh është një akt guximi
  • E gjithë mizoria buron nga dobësia
  • Feja konsiderohet nga njerëzit e thjeshtë si e vërtetë, nga të mençurit si e rreme dhe nga

sundimtarët si e dobishme

  • Thjeshtë fuqia e mendjes për të qenë e pamposhtur
  • Ai që është trim është i lirë
  • Ata e humbin ditën në pritje të natës dhe natën nga frika e agimit
  • Shoqërohuni me njerëz që ka të ngjarë t'ju përmirësojnë
  • Injoranca është shkaku i frikës
  • Dielli shkëlqen edhe mbi të pabesët
  • Shpesh një burrë shumë i moshuar nuk ka provë tjetër të jetës së tij të gjatë përveç moshës së

tij

  • Ne mësojmë jo në shkollë, por në jetë
  • Ndërsa presim jetën, jeta kalon
  • Zjarri teston arin, vuajtja teston trimat
  • Mendja që shqetësohet për ngjarjet e ardhshme është e mjerueshme
  • Për të fituar lirinë e vërtetë duhet të jesh skllav i filozofisë
  • Ajo që mund të ndodhë në çdo kohë mund të ndodhë edhe sot
  • Askush nuk shtypet nga fatkeqësia nëse nuk është mashtruar më parë nga prosperiteti
  • Të gjithë preferojnë besimin sesa ushtrimin e gjykimit
  • Kudo që ka një qenie njerëzore, ka një mundësi krize
  • Për shumë njerëz, marrja e pasurisë nuk u jep fund telasheve të tyre, por vetëm fillim
  • Barku bosh nuk ha arsye
  • Ti i pari mos e thuaj,çfarë nuk do që të thotë tjetri
  • Mjerë koka e drejtuar nga bishti
  • S'është se kemi kohë pak,por humbim shumë
  • Nga njeriu i madh mund të mësosh edhe kur ai hesht
  • Vështirësitë përforcojnë mendjen ashtu siç forcon lodhja trupin
  • Pasuritë janë në zotërim të të mençurit ,ndërsa budallain e sundojnë
  • E gjatë është rruga e të mësuarit përmes teorisë,e shkurtër dhe e frytshme përmes shembullit
  • Vlera,kur sfidohet,shumëzohet
  • Fati nuk ekziston: ekziston vetëm çasti kur përgatitja takon mundësinë
  • Askush nuk është i palumtur përveçse për faj të vet
  • Filozofia na mëson të veprojmë,jo të flasim
  • Kush është larg nga e vërteta nuk mund të jetë i lumtur
  • Të këqijave që u shmangesh janë brenda teje
  • Një pjesë e madhe e progresit qëndron në dëshirën për progres
  • Lindim të ndryshëm, vdesim të ngjashëm
  • Shijoni kënaqësitë e tanishme në një mënyrë të tillë që të mos lëndoni të ardhmen
  • Çdo fillim i ri vjen nga fundi i një fillimi tjetër