Agatha Christie

Nga Wikiquote
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Dame Agatha Mary Clarissa Christie (15 shtator 1890 – 12 janar 1976) ishte shkrimtare angleze e romaneve detektive.

Thënie[Redakto]

  • Mendoj se një nga gjërat më me fat që mund të të ndodhë në jetë, është të kesh një fëmijëri të lumtur.
  • Njerëzit nuk i kuptojnë momentet më të rëndësishme në jetën e tyre, derisa është shumë vonë.
  • Është e sigurt që për gjithçka që do, duhet të paguash njëfarë çmimi.
  • Është një mendim kurioz, por ndodh pikërisht kur i sheh njerëzit të bëjnë diçka qesharake, që kupton se sa shumë i do ata.
  • Mos e thuaj asnjëherë gjithçka që di - as personit që e njeh më mirë.
  • Një këshillë e mirë mund të injorohet, por nuk ka arsye të mos e japësh.
  • Të rinjtë mendojnë se të moshuarit janë budallenj, por të moshuarit e dinë se të rinjtë janë budallenj.
  • Çdo gjë duhet të merret parasysh. Nëse një fakt nuk nuk qendron mirë me teorinë, harroje atë teori.

Thënie për të[Redakto]

Thënie të atribuara gabimisht[Redakto]

Referimet[Redakto]

Shiko edhe[Redakto]

Lidhje të jashtme[Redakto]

:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Commons
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: