Wikiquote:Medaljet

Nga Wikiquote
Medalja e parë e krijuar në Wikicitate

Medaljet në Wikicitate janë mënyra virtuale për të nxitur një komunitet të shëndetshëm e të bashkuar si dhe për të vlerësuar punën e vazhduar dhe të palodhur të vullnetarëve. Pjesa kryesore e tyre është ylli, i njohur në anglisht si barnstar (yll hangari), i cili është bërë një simbol për vlerësimet në komunitetin botëror të Wikimedia-s që pas përdorimit të tij në Wikipedia-n anglisht. Atje ylli filloi të përdorej si vlerësim nxitur nga komunitete të tjera Wiki pasi shumë hangarë në Amerikën Veriore janë të dekoruar me një yll në pjesën ballore. Në shekullin XVIII dhe XIX në SHBA ekzistonte praktika e ndërtimit bashkërisht të hangarëve nga i tërë komuniteti rural për një person të caktuar dhe kjo praktikë u mor si simbolikë me vlerë tradicionale për punën në Wikipedia, ku i tërë komuniteti ndihmon në "ngritjen" e një artikulli të caktuar.

Ato mund të dhurohen nga kushdo për këdo që përmbush kushtet e përshkruara në to. Dikush shkroi një artikull të gjatë duke punuar njëkohësisht me tepër kujdes dhe për detajet më të vogla? Pse të mos e përgëzojë dikush për punën e tij me zell në komunitet? Medalje zelli mund të vendoset në faqen e tij të diskutimeve dhe kështu t'i tregohet se kontributet e tij vlejnë goxha për komunitetin dhe nuk mbesin pa u vlerësuar. Një vullnetar tjetër mund të bëjë shumë ndyshime të vogla, një tjetër mund të ndihmojë të zgjidhë konfliktet që lindin dhe një tjetër mund të shkruajë disa artikuj të shkurtër nga një tematikë e caktuar. Çdo gjë vlen dhe çdo gjë duhet vlerësuar. Për këtë arsye lëmi i medaljeve është tepër i gjerë duke synuar të përfshijë sa më shumë tematika në të. Aktualisht gjenden 109 stampa vlerësimi të ndryshme dhe numri është vazhdimisht në rritje.

Llojet

Medaljet ndahen në disa lloje sipas funksionit që ato kryejnë.

Medaljet e komunitetit

Medaljet e komunitetit janë medalje që shpërlejnë sjellje të mira të përgjithshme që ndihmojnë që komuniteti ynë të mirëfunksionojë dhe të vazhdojë të jetë i shëndetshëm. Dikush sjell një ide të re në komunitet? Stampa Medalje ideje është posaçërisht për të! Dikush ndihmon gjithmonë me komente komike për të krijuar një fryme pozitive? Në faqen e tij të diskutimeve duhet stampa Medalje humori. Aktualisht gjenden 29 medalje të tilla të renditura sipas rendit alfabetik.

Medaljet tematike

Medaljet tematike janë medalje që shpërblejnë kontributet në tematika të ndryshme. 68 medalje të tilla të renditura në rend alfabetik synojnë të arrijnë një mbulim të gjerë të tematikave të ndryshme që mund të gjenden në një enciklopedi. Medalje animesh dhe mangash, medalje jurisprudence, medalje hinduizmi, medalje LGBT, medalje letërsie janë vetëm disa nga medaljet e ndryshme tematike që ekzistojnë aktualisht.

Gostitje

Stampat e gostitjeve janë stampa që synojnë shoqërizimin mes anëtarëve. Duke u bazuar në traditën shqiptare, me një karakter pak komik, 8 stampa të ndryshme të renditura në rend alfabetik përfaqësojnë ushqime e pije të njohura. Një miku yt sapo iu bashkua komuniteti? I takon një karamele Zana për mirëseardhje!

Si dhurohen

Medaljet mund të dhurohen nga kushdo për këdo që përmbush kushtet. Për të dhuruar një të tillë, mjafton të shkoni te faqja e përdoruesit që dëshironi t'i dhuroni një medalje, të shtypni zemrën e vogël, të kuqe në krye të saj e të zgjidhni medaljen që doni të dhuroni.

Kur dhurohen

Secila medalje ka kushte të caktuara për dhurimin e saj. Ndihuni të lirë t'i interpretoni sipas dëshirës këto kushte. Një këshillë e përgjithshme për tu pasur parasysh është që çdo gjëje i bie vlera në bollëk. Për pasojë, si me çdo gjë tjetër, mirë është të mos ekzagjerohet.

Kur nuk dhurohen

Stampat vlerësuese janë ideuar me qëllimin parësor mbarëvajtjen e komunitetit dhe motivimin e punës. Megjithëse ironia mbetet pjesë e zhanrit të humorit, përdorimi i tepruar i stampave të tilla me qëllime ironike del jashtë arsyes kryesore të krjimit të tyre e për pasojë, është i ndaluar.

Gjithashtu, dhënia e medaljeve pa u përmbushur kushtet e përshkruara në to - për shembull, dhënia e një medaljeje aviacioni dikujt që nuk ka shkruar kurrë një artikull për aviacionin vetëm se medalja ngjan bukur - është praktikë e ndaluar pasi sjell zhvlerësimin e medaljeve.

Nga kush dhurohen

Nga kushdo! Nëse sheh se një vullnetar po ndihmon vazhdimisht në diçka, merr mundimin të shohësh nëse një medalje ekziston për të dhe dhuroja në faqen e tij të diskutimeve.

Si mund të krijohen stampa vlerësuese të tjera

Medaljet ndjekin një standard të caktuar në krijimin e tyre. Paraqitja grafike dhe teksti është i standardizuar në bazë të llojit të medaljes dhe për figurat e përdorura përdoren gjithmonë figura të të njejtës formë në kualitete të larta. Praktikisht stampa vlerësuese të tjera mund të krijohen thjesht duke kopjuar shabllonin nga një stampë ekzistuese dhe duke përshtatur tekstin, titullin dhe figurën sipas nevojës. Ama, për të ruajtur standardin, vlerën dhe unikalitetin e tyre përpara krijimit është i nevojshëm një diskutim paraprak në lidhje me stampën e re te faqja e diskutimit. Kjo gjë siguron dhe përfshirjen e tyre në zgjatimin WikiDashuri. Nëse askush nuk përgjigjet brenda 1 jave, ju lutemi të kontaktoni me një administrator nga lista këtu.

Lista e medaljeve të komunitetit

# Medalja Stampa Arsyeja
1 Medalje Për vlerësimin e përgjithshëm të kontributeve të dikujt në komunitet.
2 Medalje krijimi Dedikuar personave që kujdesen për krijimin e vazhdueshëm të artikujve në komunitet.
3 Medalje redaktimi Dedikuar personave që kujdesen për redaktimin e përgjithshëm të artikujve në komunitet duke ngritur rrjedhshmërinë e tekstit në to.
4 Medalje përkthimi Dedikuar personave që merren vazhdimisht me përkthime nga artikuj homologë në komunitet.
5 Medalje referimi Dedikuar personave që kujdesen për plotësimin e burimeve dhe verifikimin e funksionalitetit dhe saktësisë së tyre në komunitet.
6 Medalje cilësie Dedikuar personave që kujdesen për krijimin e vazhdueshëm të artikujve të mirë e të përkryer në komunitet.
7 Medalje mbrojtjeje Dedikuar personave që kujdesen për mbrojtjen e artikujve ndaj vandalizmit.
8 Medalje pastrimi Dedikuar personave që kujdesen për pastrimin e faqeve pa përmbajtje domethënëse
9 Medalje shpëtimi Dedikuar personave që kujdesen për të shpëtuar artikujt që janë caktuar për grisje.
10 Medalje autorësie Dedikuar personave që kujdesen për ruajtjen e të drejtave të autorit në komunitet.
11 Medalje gojëtarie Dedikuar personave që tregojnë aftësi të mira argumentuese në diskutimet në komunitet.
12 Medalje diplomacie Dedikuar personave që bëjnë rolin e negociatorit në zgjidhjen e konflikteve në komunitet.
13 Medalje mirësie Dedikuar personave veprave e të cilëve në komunitet dallojnë për mirësjelljen dhe etikën.
14 Medalje humori Dedikuar personave që me pozitivitetin e tyre krijojnë një atmosferë më të mirë në komunitet.
15 Medalje udhëzimi Dedikuar personave që kujdesen për të ndihmuar vullnetarët e rinj në komunitet.
16 Medalje pune Dedikuar personave që bëjnë sasi të mëdha pune (sidomos punë të ashtuquajtur "mekanike") në komunitet.
17 Medalje e vogël Dedikuar personave që bëjnë vazhdimisht ndryshime të vogla duke rregulluar gabime drejtshkrimore e teknike në komunitet.
18 Medalje gjysmë D Dedikuar çifteve të personave (sidomos atyre me mendime të kundërta) që duke bashkëpunuar në faqe të caktuara përmirësojnë komunitetin. Gjysma e djathtë.
19 Medalje gjysmë M Dedikuar çifteve të personave (sidomos atyre me mendime të kundërta) që duke bashkëpunuar në faqe të caktuara përmirësojnë komunitetin. Gjysma e majtë.
20 Medalje zelli Dedikuar personave që kanë bërë një punë vërtet të kujdesshme e të detajuar në një faqe në komunitet.
21 Medalje kategorizimi Dedikuar personave që kujdesen për krijimin e kategorive dhe kategorizimin e faqeve të ndryshme në komunitet.
22 Medalje fotografie Dedikuar personave që merren me shtimin e fotografive nëpër artikuj apo ngarkimin e punëve personale fotografike në komunitet.
23 Medalje stampimi Dedikuar personave që kujdesen për krijimin dhe mbarëvajtjen e stampave në komunitet.
24 Medalje skicimi Dedikuar personave që kujdesen për skicimin e ikonave të reja në komunitet.
25 Medalje ideje Dedikuar personave që sjellin një ide të re të vlefshme në komunitet.
26 Medalje reklamimi Dedikuar personave që në mënyra të ndryshme reklamojnë komunitetin e Wikicitate-ve dhe ndikojnë për zgjerimin e tij.
27 Medalje surrealizmi Dedikuar personave që përfshihen në shumë pjesë të komunitetit njëherësh duke ndihmuar ku të munden.
28 Medalje vazhdimësie Dedikuar personave që janë vullnetarë aktivë ndër vite në komunitet.

Lista e medaljeve tematike

Lista e gostitjeve