Ndihmë:Pyetje e Përgjigje

Nga Wikiquote

Kjo është faqja e pyetjeve që janë bërë më së shumti në Wikicitate dhe përgjigjet e tyre përkatëse. Përpara se të bëni një pyetje lexoni faqet ndihmëse dhe përgjigjet e mëposhtme. Nëse përgjigja që ju kërkoni nuk gjendet, ndihuni të lirë të shkruani pyetjen te faqja e diskutimit të kësaj faqeje. Mos harroni të nënshkruani në fund!

I don't understand Albanian. Where should I go?

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.

Si mund të gjej informacion për një citat të caktuar?

Te kutia e kërkimit djathtas, në majë, shtyp citatin që kërkon dhe do të dalin disa artikuj të ndryshëm që e përmbajnë citatin.

Mund të shtoj një citat të bukur nga komshiu im?

Megjithëse citati i komshiut mund të jetë tepër i gjetur, Wikicitate grumbullon citate të shquara dhe gjasat janë që komshiu yt të mos jetë tepër i shquar përtej lagjes së tij.

Komshiu im është tepër i shquar. Si mund të shkruaj një artikull për të?

Duke shkuar këtu. Sigurohu të kesh lexuar udhëzimet përpara dhe të zgjedhësh llojin e duhur.

Kam zbuluar vandalizëm në një artikull. Ç'duhet të bëj?

Shtyp butonin Redakto dhe riktheje artikullin në gjendjen normale. Nëse nuk mundesh ta rregullosh vetë, li një shënim në faqen e diskutimeve të artikullit. Nëse situata është serioze, konsidero lajmërimin e një administratori nga këtu.

Mund të përdor materialet nga Wikicitate në një faqe tjetër interneti apo dokumente të printuara?

Po. Çdo material nga Wikicitate mund të përdoret lirshëm kudo për sa kohë nuk e përvetësoni.

Kam harruar fjalëkalimin tim. Si mund ta rigjej?

Me anë të opsionit Kam harruar fjalëkalimin tim në faqen e kyçjes.


Shteg:
ND:PP