Albert Camus
Appearance
Albert Camus (7 nëntor 1913 - 4 janar 1960) ka qenë shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi (1957). Është i njohur për stilin karakteristik të shkrimit dhe me tematikat e veprave të tij. I gjithë opusi letrar i tij bazohet në idenë absurde të ekzistencës së njeriut.
Thënie
[Redakto]- Njerëzit bëjnë sikur e respektojnë drejtësinë, por ata i gjunjëzohen vetëm forcës.[1]
- E gjithë bota e di, që të qeverisësh është të vjedhësh.[1]
- Budallenjtë këmbëngulin gjithmonë.[1]
- Shtypi i lirë mund të jetë i keq ose i mirë, por pa lirinë nuk mund të jetë tjetër përveçse i keq.[1]
- Pas njëfarë moshe, çdo njeri është përgjegjës për fytyrën e tij.[1]
- Përpjekja e inteligjencës njerëzore duhet të jetë një trashëgimi e përbashkët dhe jo një burim konfliktesh e vrasjesh.[1]
- Kush nuk jep asgjë, asgjë s'i mbetet.[1]
- Të të bëhet zakon dëshpërimi është më keq se vetë dëshpërimi.[1]
- Pasioni më i madh i këtij shekulli është servilizmi.[1]
- Që një mendim të ndryshojë botën, duhet më parë të ndryshojë jetën e zotëruesit të saj.[1]
- Gjëja kryesore që e dallon njeriun nga kafshët është imagjinata.[1]
- Sa krime janë kryer vetëm sepse autorët e tyre nuk mund të duronin ta kishin gabim![1]
- Ekziston vetëm një mënyrë për të qenë të barabartë me hyjnitë: mjafton të jemi mizorë si ata.[1]
- Lumturia, kjo mësuese e madhe e ceremonive të jetës, na shpie përmes labirinteve e dredhave të saj, por nuk kalon kurrë dy herë për të njëjtën rrugë.[1]
- Të krijosh është t'i japësh formë fatit tënd.[1]
- Njeriu e ka krijuar Zotin vetëm për të mos u vetëvrarë.[1]
- Ndershmëria nuk ka nevojë për rregulla.[1]
- Vetëm e vërteta mund të përballet me padrejtësinë.[1]
- Të dashurosh dikë do të thotë të pranosh të plakesh me të.[1]
- Po qe se ka një mëkat kundër jetës, nuk është dhe aq dëshpërimi, sa ç'është të shpresuarit në një tjetër jetë, duke iu shmangur madhështisë së kësaj.[1]
- Nuk mund të të pëlqejë te tjetri diçka që nuk të pëlqen te vetja.[1]
- Edhe nga vendi i të pandehurit është interesante të dëgjosh të flitet për ty.[1]
- Lumturia është pajtimi i sinqertë mes njeriut dhe jetës që ai bën.[1]
- Po të ishte bota e qartë, arti nuk do të ekzistonte.[1]
- Gabimet janë gallatë, e vërteta është bajate.[1]
- Politika dhe e ardhmja e njerëzve mbruhen nga individë pa ideale dhe pa madhështi. Kush ka madhështi brenda vetes nuk merret me politikë.[1]
- Për të qenë të lumtur, nuk duhet të merremi shumë me të afërmit.[1]
- Nëse nuk të duan është fatkeqësi, por të mos dish të duash është tragjedi.[1]
- Vjeshta është një pranverë e dytë, ku çdo gjethe është një lule.[1]
- Për shekuj me radhë vrasja është ndëshkuar me vdekje, e megjithatë raca e Kainit nuk është zhdukur.[1]
Thënie për të
[Redakto]Thënie të atribuara gabimisht
[Redakto]Shënime
[Redakto]Referime
[Redakto]- Camus, Albert. "Aforizma.al - Thënie nga Albert Camus". Aforizma.al. Marrë më 28 nëntor 2020.
Lidhje të jashtme
[Redakto]