Arben Duka

Nga Wikiquote
Jump to navigation Jump to search

Arben Duka (5 dhjetor 1957 - ), ka lindur në Labovë të Gjirokastrës. Është shkrimtar shqiptar.

Thënie[redakto]

  • Në dyert e ndriçuara të dashurisë, nuk mund të hyhet duke kaluar nëpër tunele të errët.
  • Këmbana nuk do të vlente asgjë pa tingullin e saj. Kështu dhe njeriu pa zërin e tij të veçantë.
  • Babëzia dhe xhelozia qëndrojnë në themel të çdo krimi dhe babëzie.
  • Me zemrën e një njeriu që ju do, nuk mund të silleni si me një qytet të pushtuar.
  • Truri i njeriut është miniera më e pa shfrytëzuar. Të mënçurit janë ata që dinë të ndajnë mineralin nga balta.
  • Për të parë madhështinë, nuk ka nevojë të përdorim teleskopë.
  • Nuk mund të ketë padrejtësi të vogël dhe padrejtësi të madhe. Ka thjesht padrejtësi dhe kaq.
  • Xhelozia nuk është një krimb që e gërryen dashurinë pak e nga pak, por është një gjarpër që kafshon dhe helmon pa rreshtu, jo vetëm dashurinë, por krejt kuptimin e jetës.
  • Kush mbetet rob i kujtimeve të së kaluarës, s’ka guxim të kërkojë rrugët e së ardhmes.
  • Mbasi e helmon dikë në shpirt, nuk mund ta ëmbëlsosh dot me një lugë mjaltë, madje as me mjaltin e gjithë botës.
  • Në qoftë se mbretërinë e lumturisë tënde do ta ndërtosh mbi themelet e pikëllimit dhe vuajtjes së dikujt tjetër, mallkimi dhe mungesa e qetësisë do të të ndjekin hap pas hapi gjer në ditën e fundit.
  • Ne nuk mund të nisim një rrugë të re me këpucë të vjetra dhe as të gatuajmë një bukë të re me maja të vjetër e të thartuar.
  • Një kasolle në këmbë, vlen më shumë se një pallat i rrëzuar.
  • Politika nuk mund të shndërrohet në një instrument që prodhon kurthe për të zënë lepuj, por në një instrument që prodhon shpresë, besim dhe dashuri.
  • Lumenjtë dhe mund t’i ndalim e t’u ndryshojmë rrjedhën, po kohën dhe vdekjen kurrë.

Thënie për të[redakto]

Thënie të atribuara gabimisht[redakto]

Referenca[redakto]

Shiko edhe[redakto]

Lidhje të jashtme[redakto]