Jump to content

Blaise Pascal

Nga Wikiquote
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Blaise Pascal (19 qershor 1623 - 19 gusht 1662) ishte matematikan, fizikan, dhe filozof francez. Punimet e tij të para ishin në shkencat e zbatuara dhe ato natyrore.

Thënie

[Redakto]
  • Zemra ka arsyet e saj që arsyeja nuk i njeh.
  • Kush di të lëpijë, di dhe të kafshojë.
  • Përshtypjet e vjetra nuk janë të vetmet të na mashtrojnë, edhe bukuritë e reja kanë të njëjtin pushtet.
  • Çfarë është njeriu në natyrë? Asgjë krahasuar me pafundësinë, gjithçka krahasuar me asgjënë. Diçka mes gjithçkasë dhe asgjësë.
  • Mjafton pak për të na ngushëlluar, siç mjafton pak për të na lënduar.
  • Njeriu duke mos mundur të asgjësojë vdekjen, mjerimin, injorancën, ka vendosur të mos i mendojë, në mënyrë që të jetojë i lumtur.
  • Është më mirë të dish pak nga të gjitha, se gjithçka mbi një gjë.
  • Mendimi është madhështia e njeriut.
  • Nuk bëhet kurrë aq keq, sa atëherë kur njeriu bëhet me vetëdije.
  • Secili ka në vetvete bukurinë origjinale, së cilës ia kërkon kopjen në mbarë botën.
  • Kërkoj ndjesë që u zgjata kaq shumë me këtë letër, por nuk pata kohë të shkruaja një më të shkurtër.
  • Njeriu nuk është as engjëll, as djall, por fatkeqësisht ndodh që, kush dëshiron të bëhet engjëll, bëhet djall.
  • Në dashuri, një heshtje vlen më shumë se një fjalim.
  • E vërteta dallohet jo vetëm me arsyetime, por edhe me zemër.
  • Drejtësia pa forcë është paaftësi, forca pa drejtësi është tirani.

Thënie për të

[Redakto]

Thënie të atribuara gabimisht

[Redakto]

Referimet

[Redakto]

Shiko edhe

[Redakto]

Lidhje të jashtme

[Redakto]
:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Commons
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: