COVID-19
Appearance
COVID-19 është një pandemi ende në zhvillim e sipër që nisi në vitin 2019 në rajonin e Uhanit në Kinë. Simptomat e zakonshme përfshijnë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Thënie
[Redakto]- Për sa kohë virusi është rreth nesh dhe popullsia nuk ka imunitet dhe nuk ekziston vaksinim apo terapi kuruese, një përqindje e lartë - ekspertët thonë 60% deri në 70% e popullsisë - do të infektohen, për aq kohë sa situata mbetet e pandryshuar.[1]
- Dhe meqë ra fjala, virusi. Ata po punojnë fort. Duket se në prill, e keni parasysh, teorikisht, kur bëhet pak më ngrohtë, ai mrekullisht ikën. Shpresoj të jetë e vërtetë.[2]
- Gjendje e çuditshme por e detyrueshme për t'u mbrojtur nga korona dhe për të mos u kthyer në transportues dhe në transferues i një halli të madh në trupin e të afërmve dhe, ruajna Zot, i vetë vdekjes së atyre që mund të na afrohen.[3]
- Edi Rama, referuar masave të ndërmarra për mbrojtjen ndaj epidemisë.
- Si mundemi ne t'i frikemi kështu një grimce pafundësisht më të vogël se një grimcë rëre dhe t'i harrojmë kreshnikët e maleve apo trimat e luftrave prej të cilëve ne rrjedhim dhe të cilëve u këndojmë këngë apo u bëjmë nderime? E pra ja që korona nuk bën shaka.[4]
- Edi Rama, referuar masave të ndërmarra për mbrojtjen ndaj epidemisë.
- Kjo epidemi, e cila po prek të gjitha kontinentet dhe po godet në të gjitha vendet evropiane, është kriza më e rëndë shëndetësore që ka goditur Francën në një shekull.[5]
- I kam bërë një mesazh ministres që më ka gati për çdo gjë. Ne kemi bërë shkollë për mjekësi, kemi bërë një betim, i kemi shërbyer këtij populli për 50 vjet, tani që situata na kërkon ne, tani duhet të shkojmë. A thamë që është luftë? Do të shkojmë në luftë![6]
- Ylli Ziçishti, referuar thirrjes së qeverisë për vullnetarë nga mjekët në pension për luftimin e COVID-19.
Proverba
[Redakto]Referime
[Redakto]- ^ EURACTIV.com me Reuters (12 mars 2020). "Two-thirds of Germans may get coronavirus, Merkel says" [Dy të tretat e gjermanëve mund të infektohen me virusin koronar, thotë Merkeli] (në anglisht). EURACTIV. Marrë më 3 mars 2020.
- ^ Doyle Mcmanus (26 shkurt 2020). "Trump's dangerous message on coronavirus" [Mesazhi i rrezikshëm i Trumpit për virusin koronar]. Los Angeles Times (në anglisht). Marrë më 3 mars 2020.
- ^ Edi Rama (11 mars 2020). Sot në mëngjes nga “rrethimi” i detyruar në Kryeministrinë e zbrazur 80%😊🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO!. Tiranë. Koha në të cilën tregohet në video: 1:55. Marrë më 16 mars 2020.
- ^ Edi Rama (11 mars 2020). Sot në mëngjes nga “rrethimi” i detyruar në Kryeministrinë e zbrazur 80%😊🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO!. Tiranë. Koha në të cilën tregohet në video: 4:31. Marrë më 16 mars 2020.
- ^ Cécile Barbière (13 mars 2020). "Coronavirus: Macron announces drastic measures in France" [Virusi koronar: Makron merr masa drastike në Francë] (në anglisht). EURACTIV. Marrë më 3 mars 2020.
- ^ Ylli Ziçishti (18 mars 2020). Edicioni i Lajmeve Tv Klan 18 mars 2020, ora 19:30. Tiranë. Koha në të cilën tregohet në video: 12:12. Marrë më 19 mars 2020.