E ardhmja
Appearance
E ardhmja është pjesa e vijës së drejtë kohore që nuk ka ardhur ose ndodhur ende në përmasën hapësirë-kohë.
Thënie
[Redakto]- Ai që punon vetëm për të tashmen, është i gjykuar të shuhet; rrënjët e lozës së tij vdesin aty; nuk mbëltohen dhe nuk shtrihen në të ardhmen.[2]
- Po s'e nxore veten nga valët e harrimit
S'di si do t'i mbrosh brigjet nesërmëtare e të mos mbetesh pa hapa ardhnie.[3]
- E ardhmja nuk varet nga dëshirat e mira të askujt.[4]
- Njerëzit që nuk nderojnë të kaluarën, kanë humbur rastin për ardhmërinë.[5]
- A mund të shkohet në një të ardhme, pa përshkuar një të kaluar?[6]
- Ardhmëria nuk ndërtohet për atë që përkund djepin por për atë që përkundet në djep.[7]
- Ardhmërinë nuk mund ta përzgjedhësh si gjellën në meny![8]
- Esat Stavileci
Proverba
[Redakto]Referime
[Redakto]- ^ Ujkaj, Kadri (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Berisha, Anton (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Isveizi, Net (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Vehbiu, Ardian (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 21. ISBN 978-9951-06-231-2.
- ^ Kelmendi, Ramiz (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 18. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Zhiti, Visar (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 18. ISBN 978-9951-06-345-6.
- ^ Stavileci, Esat (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-404-0.
- ^ Stavileci, Esat (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-404-0.