Jump to content

Marin Sirdani

Nga Wikiquote

Marin Sirdani (15 janar 1885 - 14 shkurt 1962) ishte frat françeskan dhe historian i specializuar në epokën e mesjetës.

Thënie

[Redakto]
  • Ndigjo, more djalë, un e çmoj vendosmëninë tande, por çdo gjâ ka masë: shka del jashtë mase asht budallallek. E kupton? Ti ke ardhë këtu në kohën mâ t'keqe që ka pasë Katolicizmi ndonjiherë e sidomos na. Ktheu në katund, aty ku ishe, struku, mos fol, as mos i beso as këmishës sate. Na kemi nevojë për ty që të jetojsh e jo me dekë. Na pleqtë edhe na ardhtë puna me dekë, e kemi kositë livadhin, por ju të rijt duhet të jetoni. Zoti asht i Madh. I kjoshim falë atij të lumit që ka krijue vdekjen, se përndryshej njerzit do t'kishin me kenë gjithmonë skllav të tiranve. Edhe kta do t'desin nji ditë e ti duhet të jetojsh vetëm sa me tregue. Kurrgjâ në mos kjosh i zoti me bâ, rrno vetëm për me tregue. A e kupton shka due me t'thanë? Mbaruen të tjerët, mbarojmë na, mbaron edhe ti: të gjithë shkojmë si qeni në rrush po nuk kje dikush me kallxue se si kje puna. Kush të teprojë le të kallxojë! Nuk asht fjala që po mbarojmë sot. E dijmë këtë. Nuk duhet të mbarojmë për nesër e për shekujt e ardhshëm. E kupton këtë? Fra Zef, Un jam sot për sot Superjor: po të jam urdhën: ik, rrno! Vetëm për me tregue![1]

Thënie për të

[Redakto]
  • Âsht historiani mâ i mirë qi kena.
At Justin Rrota

Thënie të atribuara gabimisht

[Redakto]

Referime

[Redakto]
  1. ^ Pllumi, At Zef (2006). Rrno vetëm për me tregue. Shtëpia Botuese 55. fq. 253. ISBN 99943-799-8-4.

Shiko edhe

[Redakto]

Lidhje të jashtme

[Redakto]
:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me: