Sami Frashëri
Appearance
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi. |
Sami Frashëri (1 qershor 1850 - 18 qershor 1904) ishte shkrimtar dhe poet shqiptar, funksionar dhe intelektual i Perandorisë Osmane si dhe një gazetar, dramaturg dhe ideologu themelor i Rilindjes Kombëtare, së bashku me dy vëllezërit e tij Abdylin dhe Naimin.
Thënie
[Redakto]- Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t'u qëndrojë topave më të fortë.
- Atdhedashurisë nuk ka gjë që mund t'i qëndrojë, si për mrekulli, ajo mund çdo gjë edhe me një forcë të vogël.
- Dëshira për liri dyfishon shpirtin e një kombi.
- Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes; aty ku s'ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
- Populli është themeli i shtetit; sa më i fortë të jetë themeli, aq më shumë qëndron godina.
- Mendimet e larta gjenden në fjalë të shkurtëra.
- Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.
- I madh është ai njeri që i shikon të gjithë një soj, që vepron pa anuar, dhe qëmendon për të gjithë. Ai që mendon për interesat e veta, është njeri i ulët.
- Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.
- Për t’ia nënshtruar botën mirësisë, duhet luftuar kundër ligësive.
- Fitimi i pozitës varet nga të tjerët. A nuk është marrëzi të lësh atë që ke në duarttua dhe t’u drejtohesh të tjerëve.
- Është gabim i madh të përdorësh në punë të vogla atë që mund të kryejë punë të mëdha.
- Mos u shqetëso nga zemërimi i të drejtit, ki frikë heshtjen e tiranit.
- Disa njerëz i bëjnë mirë gjithkuj, por jo vetes së tyre. Këta i ngjajnë një ore të varur në murin e jashtëm të shtëpisë, i cili u tregon kohën të gjithëve, përveç atyre të shtëpisë.
- Patriotizmi tregon vlerën e një njeriu.
- A ka të drejtë të quhet njeri ai, që nuk mendon për njerëzimin? [1]
Thënie për të
[Redakto]Thënie të atribuara gabimisht
[Redakto]Referimet
[Redakto]Shiko edhe
[Redakto]Lidhje të jashtme
[Redakto]