Shpend Sollaku

Nga Wikiquote
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Shpend Sollaku (3 prill 1957 -) është ndër pionierët e lëvizjes demokratike në Shqipëri, ndër themeleuesit e Partisë Demokratike e asaj Republikane.

Thënie[Redakto]

  • Asnjë mace nuk ka bërë vetëvrasje sepse nuk e përmendin në Ungjillët.
  • Luftrat qenkëshin jetësore si të jashtëqiturit. Barkboshi nuk ka asgjë për të jashtëqitur.
  • Varfëria nuk është një pretekst për një veprim kriminal, por është shpesh shkaku.
  • Per të qenë vjedhës më parë duhet të dish të fshehësh.
  • Demokracia është më e vogla e të këqijave, nuk njihet akoma një e keqe më e vogël.
  • Pornografia është nga drogërat më të këqia, vret dashurinë e normalëve.
  • Lufta është ajo që kërkojmë,duke e shprehur si kërkim të paqes.
  • Libri vërtetë mund të ndryshoje botën,por të atij që lexon.
  • Politikani më i mirë është ai që gënjen më pak.
  • Përtej shikimit të miopit është errësira, përtej horizontit të injorantit është boshi.
  • Historia e shkruar vetëm nga fitimtarët nuk ka se si të mos jetë e cungët, mungon rënkimi i të mundurve.
  • Askush nuk e ka dashur njeriun,ashtu siç e do një qen.
  • Ekzistojnë vetem dy raca njerëzore : të pasurit e të varfërit,kusuri është demagogji.
  • Intelektualët frymëzojnë revolucionet,hyjnë të parët si idealistë e dalin te parët si humbës,të shqelmuar nga oportunizmi e injoranza.
  • Mitet e ndërtuara mbi rrënojat e miteve të tjerë e kanë historinë të shkurtër, edhe ata do të rrëzohen nga të tjere mite të frymëzuar prej pasardhësve.
  • Puna pothuaj gjithmonë të bën skllav, ndonjëherë të bën të lirë.
  • Hipokriti është më i keq se tradhëtari, sepse vazhdon t'i besohet një tradhëtari.

Thënie për të[Redakto]

Thënie të atribuara gabimisht[Redakto]

Referimet[Redakto]

Shiko edhe[Redakto]

Lidhje të jashtme[Redakto]

:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me: