Wikiquote:Thënia e javës/2019/45
Appearance
Ndigjo, more djalë, un e çmoj vendosmëninë tande, por çdo gjâ ka masë: shka del jashtë mase asht budallallek. E kupton? Ti ke ardhë këtu në kohën mâ t'keqe që ka pasë Katolicizmi ndonjiherë e sidomos na. Ktheu në katund, aty ku ishe, struku, mos fol, as mos i beso as këmishës sate. Na kemi nevojë për ty që të jetojsh e jo me dekë. Na pleqtë edhe na ardhtë puna me dekë, e kemi kositë livadhin, por ju të rijt duhet të jetoni. Zoti asht i Madh. I kjoshim falë atij të lumit që ka krijue vdekjen, se përndryshej njerzit do t'kishin me kenë gjithmonë skllav të tiranve. Edhe kta do t'desin nji ditë e ti duhet të jetojsh vetëm sa me tregue. Kurrgjâ në mos kjosh i zoti me bâ, rrno vetëm për me tregue. A e kupton shka due me t'thanë? Mbaruen të tjerët, mbarojmë na, mbaron edhe ti: të gjithë shkojmë si qeni në rrush po nuk kje dikush me kallxue se si kje puna. Kush të teprojë le të kallxojë! Nuk asht fjala që po mbarojmë sot. E dijmë këtë. Nuk duhet të mbarojmë për nesër e për shekujt e ardhshëm. E kupton këtë? Fra Zef, Un jam sot për sot Superjor: po të jam urdhën: ik, rrno! Vetëm për me tregue!
~ Marin Sirdani ~