Zgjuarsia
Appearance
Zgjuarsia është tërësia e funksioneve të lindura njohëse, përshtatëse dhe përfytyruese, të krijuara nga veprimtaria e trurit të njeriut dhe të disa kafshëve.
Thënie
[Redakto]- Grave që kanë ndryshuar botën, s'u është dashur të shfaqin gjë tjetër, përveq zgjuarsisë së tyre.[1]
- Ka plot meshkuj të zgjuar që lidhen me femra budallaqe, por vështirë të shohësh një femër të zgjuar që lidhet me një mashkull budalla.[2]
- Edhe budallai mund të thotë ndonjë gjë të zgjuar, por për arsye të gabuara.[3]
- Asgjë nuk shkakton më shumë dëme në një shtet sesa fakti që dinakët merren për të zgjuar.[4]
- Banorët e tokës janë dy llojesh: mendimtarë të pafe dhe fetarë të pamend.[5]
- Është mirë që femrat e bukura të mos jenë të zgjuara. Po të ishin edhe të zgjuara, do të ishte e padrejtë.[6]
- Nuk mund të besoj se Zoti që na ka pajisur me shqisa, arsye dhe intelekt, të dëshirojë që ne të heqim dorë nga përdorimi i tyre.[7]
- Njeriu i zgjuar nuk është ai që bën më pak gabime, por ai që nga gabimet e bëra mëson shumë.[8]
- Njerëzit e zgjuar janë të vërtetë në sjellje dhe në biseda: nuk thonë çdo gjë që mendojnë, por mendojnë çdo gjë që thonë.[9]
- Zgjuarsia është leva me të cilën mund të lëvizësh lëmshin e tokës.[10]
- Njeriu i zgjuar ia lejon vetes ca privilegje, si zgjedhjen e bashkëbiseduesve, për shembull.[11]
- Asnjëherë nuk je më shumë idiot, sesa atëherë kur përpiqesh të bësh si shumë i zgjuar.[12]
Proverba
[Redakto]- Barku i gjerë, truri i ngushtë.
- Budallai shkon tek e ngasin.
- E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija.
- Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja.
- Kur gabon i mençuri çuditet budallai.
- Ma mirë të kesh mend se pare.
- Mendja është në majë të gjuhës.
- Mendja e lehtë rëndon të zonë.
- Për gjithë vend ka pleq me mend.
- S'ka varfëri i mençuri.
- Shtatin pyll e mendjen fyll.
- Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë.
- Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja.
Referime
[Redakto]- ^ Levi-Montalcini, Rita. "Aforizma.al - Thënie nga Rita Levi-Montalcini". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
- ^ Jong, Erica. "Aforizma.al - Thënie nga Erica Jong". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
- ^ Eco, Umberto. "Aforizma.al - Thënie nga Umberto Eco". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
- ^ Bacon, Francis. "Aforizma.al - Thënie nga Francis Bacon". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
- ^ Ma'arri, Al. "Aforizma.al - Thënie nga Al-Ma'arri". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
- ^ Buttafava, Vittorio. "Aforizma.al - Thënie nga Vittorio Buttafava". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
- ^ Galilei, Galileo. "Aforizma.al - Thënie nga Galileo Galilei". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
- ^ Mackay, Harvey. "Aforizma.al - Thënie nga Harvey Mackay". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
- ^ Ephraim Lessing, Gotthold. "Aforizma.al - Thënie nga Gotthold Ephraim Lessing". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
- ^ de Balzac, Honore. "Aforizma.al - Thënie nga Honore de Balzac". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
- ^ Fante, John. "Aforizma.al - Thënie nga John Fante". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.
- ^ Schulz, Charles. "Aforizma.al - Thënie nga Charles Schulz". Aforizma.al. Marrë më 4 korrik 2020.