Albert Einstein

Nga Wikiquote
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Albert Einstein (14 mars 1879 – 18 prill 1955) ishte një fizikant i cili konsiderohet si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ai ishte nje introvert dhe ishte nexenesi me i dobet ne klase, por me kalimin e kohes ai u tregoi te gjitheve se ishte nje gjeni i vertete.Ai përcaktoi teorinë e relativitetit dhe dha shumë kontribute në fushat e mekanikës kuantike, mekanikës statistikore dhe kozmologjisë.Pasi vdiq, iu mor truri per te pare se si ishte e mundur te ishte aq i zgjuar, dhe pa se truri i tij kishte me shume "rrudha" se nje tru normal.

Thënie[Redakto]

  • Problemet e vështira që përballojmë, nuk mund të zgjidhen me të njëjtin nivel mendimi që kishim kur i krijuam ato.
  • Shkenca pa fe është e çalë dhe feja pa shkencë është e verbër.
  • Përfytyrimi është më i rëndësishëm se dituria, sepse dituria ka kufi, ndërsa përfytyrimi rrok të gjithë botën, duke nxitur përparimin, e duke i dhënë jetë zhvillimit.
  • Gjëja më e pakuptueshme për botën është se ajo është e kuptueshme.
  • Një njeri i lumtur është tepër i kënaqur me të tashmen për të banuar në të ardhmen.
  • Jeta është si ngasja e një biçiklete. Për të mbajtur baraspeshën duhet të vazhdosh t'i japësh.
  • Mos bëj kurrë ndonjë gjë kundër ndërgjegjes madje edhe po ta kërkoi gjendja.
  • Unë nuk kam dhunti. Unë jam vetëm një kureshtar i sëmurë.
  • Përpiqu të mos bëhesh një njeri i suksesit, por mundoju më mirë të bëhesh një njeri me vlerë.
  • Dy gjera nuk kane fund: Universi dhe budallallëku njerëzor, madje kam disa dyshime për universin.
  • Bota nuk rrezikohet nga njerëzit e këqij, por nga ata qe e lejojnë te keqen.
  • Ajo mbrëmje ku te gjithë të pranishmit kanë mendim të njëjtë, është mbrëmje e humbur.
  • Gjithçka duhet ta thjeshtësojmë aq sa është e mundur, por jo edhe me shumë.
  • Të shkurtosh dru, është punë e mirë sepse menjëherë e sheh rezultatin e punës tënde.
  • Është shumë më vështirë t'i ndryshosh bindjet, sesa të ndryshosh atomin.
  • Ai që s'ka bërë asnjë gabim, s'ka filluar asgjë të re.
  • Përderisa shumica e njerëzve turpërohen se vishen dobët, e se kanë mobilie të këqija, por shumë më tepër do të duhej të turpëroheshin nga idetë e liga dhe paragjykimet që kanë për Botën.
  • Përparimi i teknikes është si Sëpata, në duart e kriminelit patologjik.
  • Personalitetet nuk krijohen me fjalime, por vetëm me punë dhe rezultate te vetë arritura.
  • Në mesin e problemeve, dalin rastet e volitshme.
  • Kur është në pyetje morali, shkolla s'mund të ndihmojë shumë.
  • Nëse zoti e ka krijuar botën, me siguri qëllimi i tij nuk ishte ta bëjë botën ashtu që ne ta kuptojmë.
  • Kur do të kesh jetë të lumtur, jepi vetes një qëllim.
  • Imagjinata është më e rëndësishme se dituria.
  • Ashtu siç zgjerohet rrethi i diturisë sonë njashtu edhe perimetri i errësirës që rrethon atë.
  • Edukata është ajo që mbetet kur njeriu harron atë që ka mësuar në shkollë.
  • Çdo gjë duhet të jetë e thjeshtë aq sa është, por jo më e thjeshtë.
  • Shenja e vërtetë e inteligjencës nuk është dituria, por imagjinata.
  • Mos tento të jesh njeri i suksesit, por njeri i vlerës.
  • Të gjithëve u flas njëjtë pavarësisht nëse është pastrues apo president universiteti.
  • Nëse dëshiron fëmijët të të bëhen inteligjent, u lexo përralla. Nëse dëshiron të të bëhen edhe më inteligjent, u lexo më shumë përralla.
  • Nëse nuk mund të e sqarosh thjeshtë, nuk e ke kuptuar mjaft mirë.
  • Të gjithë janë gjeni. Por nëse e gjykon peshkun sipas mundësisë për tu ngjitur në trung, do të jetojë tërë jetën duke besuar së është budalla.

Thënie për të[Redakto]

Thënie të atribuara gabimisht[Redakto]

Referime[Redakto]

Shiko edhe[Redakto]

Lidhje të jashtme[Redakto]

:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Commons
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: