Arsimi

Nga Wikiquote
Jump to navigation Jump to search

Arsimi është sistem i organizuar dhe i shkallëzuar, ku merren dije e shprehi.

Thënie[Redakto]

  • Shkolla është shtëpia e gëzimit.[1]
Mustafë Venhari
  • Mjerë ai nxënës që nuk ia kalon profesorit.[2]
Aurela Gaçe
  • Edukimi është baza kryesore për zhvillim. Uria për arsimin në realitet nuk është më pak e trishtueshme se sa uria për ushqim; një analfabet është një shpirt i kequshqyer.[3]
Gabriel Grabanica
  • Më vrisni, por lejoni që t'u shërbejë gjaku im për ngjyrë që t'i shkruani shkronjat e alfabetit shqip.[4]
Petro Nini Luarasi
  • O me shkollë e qytetërim,
    O pa shkollë e në errësirë.
    [5]
Ismail Qemali
  • Populli arsimohet vetë edhe kur e ka të ndalueme.[6]
Shtjefën Gjeçovi
  • S'ka njeri ma të drejtë as mësim më të madh, se kur para fëmijëve tanë del nana shqiptare me abetare n'dorë.[7]
Tahir Berisha
  • Për ta pasur një blerës të bukës e djathit duhen 5-6 orë, kurse për ta pasur një blerës libri duhen së paku 10 vjet.[8]
Ali Berisha
  • Kemi 800 mësues, po nga këta vetëm 50-60 meritojnë emrin mësues. Të tjerët mund të jenë të zotë të bëhen gjeneralë, ministra, kryeministra, anëtarë të Këshillit të Naltë, por jo të marrin përsipër barrën e rëndë e të shenjtë të rritin brezin e ri, nga i cili presim shpëtimin e Atdheut.[9]
Fan Noli

Proverba[Redakto]

Referimet[Redakto]

  1. ^ Lua error in package.lua at line 80: module 'Module:No globals' not found.
  2. ^ Lua error in package.lua at line 80: module 'Module:No globals' not found.
  3. ^ Lua error in package.lua at line 80: module 'Module:No globals' not found.
  4. ^ Lua error in package.lua at line 80: module 'Module:No globals' not found.
  5. ^ Lua error in package.lua at line 80: module 'Module:No globals' not found.
  6. ^ Lua error in package.lua at line 80: module 'Module:No globals' not found.
  7. ^ Lua error in package.lua at line 80: module 'Module:No globals' not found.
  8. ^ Lua error in package.lua at line 80: module 'Module:No globals' not found.
  9. ^ Lua error in package.lua at line 80: module 'Module:No globals' not found.

Shiko edhe[Redakto]

Lidhje të jashtme[Redakto]