Puna

Nga Wikiquote
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi.


Puna është një përpjekje e vazhdueshme për të arritur një qëllim ose rezultat.

Thënie[Redakto]

Proverba[Redakto]

  • A bad workman always blames his tools.
Një punëtor i keq gjithmonë fajëson veglat e tij.
Suksesi dhe dështimi nuk varen nga veglat por nga mënyra si përdoren ato.
  • Ai që përton sot, pendohet mot.
  • Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës.
  • Burri në shtëpi, si dreqi në xhami.
  • Çelësi që punon, nuk ndryshket.
  • Dembeli është nëna e të gjithë veseve.
  • Dera e përtimit, caku i mjerimit.
  • Dita pa punë nata pa gjumë.
  • Dora me baltë, buka me mjaltë.
  • Dora e larë, zorrë e tharë.
  • Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet.
  • Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën.
  • Gjykon puna, s'gjykon guna.
  • Hekuri sa punohet, aq zbukurohet.
  • I mjeri ai që s'mendn për pleqëri.
  • Kaun që nuk vete në arë e pret sëpata.
  • Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua.
  • Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë.
  • Ku ka bletë, ka dhe mjaltë.
  • Kullote dhinë të të mbushë kusinë.
  • Kur s'ke mbjellë, s'ke çfarë korr.
  • Kur s'ke punë luaj derën.
  • Kush fërkon pulën, ha edhe vezën.
  • Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët.
  • Kush nuk di ç'është lodhja, ai nuk di ç'është çlodhja.
  • Kush përton vdes urije.
  • Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat.
  • Kush s'punon, dheut i rëndon.
  • Kush zë brumë do të gatuajë.
  • Me mirë "punë e mbarë", se "mirë se të gjej".
  • Mbill me një dorë, korr me të dyja.
  • Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi.
  • Mos rri si nusja në dasëm.
  • Moti ndihmon atë që punon.
  • Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë.
  • Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën.
  • Një ujë që nuk ecën s'pihet.
  • Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër.
  • Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes.
  • Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë.
  • Qan ara se nuk i vjen fara.
  • Ruaj dhinë të pish qumështin.
  • Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari.
  • S'bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata.
  • S'gjuhet me zagar lidhur.
  • Nuk zihet pleshti me dorashka.
  • Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja.
  • Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar.
  • Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta.
  • Vure vezën more pulën.
  • Punën e sotme mos e lër për nesër.
  • Fillimi i mbarë, gjysma e punës.

Referimet[Redakto]

Shiko edhe[Redakto]

Lidhje të jashtme[Redakto]