Stephan R. Covey
Appearance
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi. |
Stephen Richards Covey (24 tetor 1932 - 16 korrik 2012) ishte edukator amerikan, shkrimtar dhe sipërmarrës. Ishte profesor në shkollën e biznesit Jon M. Huntsman në Universitetin shtetëror Utah.
Thënie
[Redakto]- Cili nga ju ka sharruar dru - shumë, po byk cili nga ju keni sharruar? e kaluara është byku, pra nuk ia vlen të merremi me të..nuk sharrohet byku...
- Dhurata e Zotit është potenciali im intelektual. Dhurata kthyese për Zotin është ajo çka unë bëj me potencialin tim.
- E kaluara është kujtesë, e ardhmja është pritje, e tashmja është vetëdije. E kaluara dhe e ardhmja ndodhen në imagjinatë, vetëm e tashmja, që është vetëdije , është e vërtetë dhe e përjetshme.
- E qeshura fiton më shumë miq se e vrenjtura.
- Hartat mendore duhet kuptuar kështu: pamja e gjerave apo realiteteve siç janë dhe harta të gjerave apo realiteteve siç duhet të jenë.
- Ndërdija është depoja e memories suaj. Për të pasur memorie të përsosur, do të duhej ta përsëritni fjalinë: "Inteligjenca e paskajshme e ndërdijes sime në çdo kohë dhe në çdo vend më tregon çdo gjë që kam nevojë të di.
- Ne e shohim botën jo siç është ajo, por siç jemi ne.
- Në majën e shkallëve të suksesit kurrë nuk është tollovi.
- Në nivelin material ne dhe druri jemi të përbërë nga elemente të njëjta të cilat mund të riciklohen kryesisht në karbon, hidrogjen, oksigjen, azot dhe në sasi të vogla të elementeve tjera....Dallimi i vërtetë është në energji dhe informatë. Ne jemi lloji i privilegjuar sepse kemi sistemin nervor që është i aftë të bëhet i vetëdijshëm për sasinë e energjisë dhe informatave në fushën e lokalizuar të cilën paraqet truri ynë. Këtë fushë subjektivisht e përjetojmë si mendime, ndjenja, dëshira, kujtime, instinkte, dhe bindje tona personale. - Deepak Chopra ,, Shtatë ligjet hyjnore të suksesit Paraardhësit e lashtë kanë shpallur ,,Unë jam ajo, ti je ajo, e tëra është ajo dhe ajo është e tëra që është.
- Parimet janë territore. Vlerat janë harta.
- Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira.
- Shqiponja gjatë fluturimit has në pengesa për të qarë ajrin, por pa ajër ajo s'mund të fluturojë fare. Pra aftësi është të ngadhënjesh mbi pengesat kjo është esenca e jetës së njeriut.
- Të krijosh plane dhe të dështosh në realizimin e tyre është njësoj sikur të kesh harta në vend të territoreve.
- Forca e padukshme njeriut është e pakufishme, mirë e organizuar që mundet të realizojë çdo gjë që dëshiron..
- Keni parasysh, të mësosh dhe të mos veprosh është njësoj si të mos mësosh. Ta dish dhe të mos e bësh është e njëjta gjë si të mos dish.
- Karakteri Etik tregon se ka parime thelbësore të jetës efektive dhe se njerëzit mund të përjetojnë suksesin e vërtetë dhe lumturinë e qëndrueshme, vetëm nëse mësojnë dhe i integrojnë këto parime në karakterin e tyre themelor.
- Qëndrimi juaj vendos lartësinë tuaj.
- Uria për të qenë të kuptueshëm. Pak nevoja të shpirtit njerëzor janë më të mëdha se nevoja për të qenë i kuptueshëm – të kesh një zë që dëgjohet, respektohet dhe vlerësohet – ka ndikim. Shumica besojnë se çelësi i ndikimit është komunikimi – duke qenë sa më i qartë dhe duke folur në mënyrë bindëse. Në fakt, nëse mendoni lidhur me këtë, a nuk do të kuptoni se, ndërsa të tjerët po flasin me ju, në vend që të dëgjoni për të kuptuar, ju shpesh mendoni se si duhet përgjigjur? Zanafilla e vërtetë e ndikimit vjen në çastin kur të tjerët kuptojnë se jeni të ndikuar nga ata – kur ata ndjejnë se po kuptohen nga ju – se i keni dëgjuar thellësisht dhe sinqerisht dhe se jeni të sinqertë.
- Ne e shohim botën jo siç është ajo, por siç jemi ne – ose siç jemi të kushtëzuar ta shohim atë.
- Një mijë milje udhëtim fillojnë me hapin e parë.
- Karakteri ynë, në themel është një përzierje e zakoneve tona. “ Mbjell një mendim, korr një veprim; mbjell një veprim, korr një zakon; mbjell një zakon, korr një karakter; mbjell një karakter, korr një fat”, e aforizma vazhdon...
- Ndërvarësia është paradigma ne; ne mund ta bëjmë atë; ne mund të bashkëveprojmë, ne mund të kombinojmë talentet tona dhe aftësitë tona dhe të krijojmë diçka më të madhe së bashku. Njerëzit e varur kanë nevojë për të tjerët që të arrijnë atë që dëshirojnë. Njerëzit e pavarur mund të arrijnë atë që duan fal forcave të tyre. Njerëzit e ndërvarur i kombinojnë përpjekjet me përpjekjet e të tjerëve për të arritur suksese edhe më të mëdha.
- Pavarësia e vërtetë e karakterit na fuqizon të veprojmë dhe jo të qëndrojmë pasiv. Ajo na çliron nga varësia e mjedisit dhe e njerëzve të tjerë dhe është një synim çlirues i denjë. Por nuk është një synim përfundimtar në jetesën e dobishme.
- Ndërvarësia është një koncept shumë më i pjekur, shumë më i avancuar. Si një person i ndërvarur, unë kam mundësinë ta ndaj veten sinqerisht e kuptimplotë me të tjerët dhe të kem akses ndaj burimeve dhe potencialeve të pafund të qenieve tjera njerëzore.
- Fitoret personale paraprijnë fitoret publike.
- Ne kemi iniciativën dhe përgjegjësinë për t’i bërë gjërat të ndodhin.
- Njerëzit proaktivë mund ta kthejnë motin në favor të tyre. Nëse bie shi apo është diell nuk ka rëndësi për ta.
- Ndryshimi midis njerëzve të cilët ushtrojnë iniciativën dhe atyre që nuk e bëjnë një gjë të tillë, është vërtet si ndryshimi ndërmjet ditës dhe natës.
- Në çdo kohë ne mendojmë se problemi është “jashtë nesh”, që mendimi është problemi.
- Ka shumë mënyra për të punuar në Rrethin e Ndikimit, si p.sh.,të jesh një dëgjues më i mirë, të jesh një partner më i dashur, të jesh një student më i mirë,të jesh një punëtor i përkushtuar dhe më bashkëveprues. Nganjëherë gjëja më proaktive që mund të bëjmë është të jemi të lumtur, të buzëqeshim çiltërsisht. Lumturia,ashtu si dhe mungesa e saj, është një zgjedhje proaktive. Ka gjëra, p.sh., si moti, që nuk mund të përfshihen kurrë te Rrethi ynë i Ndikimit. Por ashtu si njerëzit proaktiv, ne mund ta bëjmë për vete motin fizik ose social. Mund të jemi të lumtur dhe t’i pranojmë ato gjëra që aktualisht nuk mund t’i kontrollojmë, e ndërkohë t;i përqendrojmë përpjekjet tona në gjërat që mund t’i kontrollojmë.
- Ndërsa jemi të lirë të zgjedhim veprimet tona, ne nuk jemi të lirë të zgjedhim pasojat e këtyre veprimeve. Pasojat udhëheqin nga ligjet natyrale. Ato janë jashtë Rrethit të Interesimit. Mund të vendosim të ecim përballë një treni që lëviz shpejt, por nuk mund të vendosim se çfarë do të ndodhë kur të përplasemi me trenin.
- Nuk janë gabimet e të tjerëve, madje as tonat ato që na lëndojnë më tepër, por është vet reagimi ynë ndaj këtyre gjërave. Të gjurmosh gjarprin helmues pasi të kafshon, nuk ka asnjë dobi, vetëm se do të çojë në shpërndarjen e helmit në të gjithë trupin. Më e mira është të marrish menjëherë masa për ta nxjerrë helmin nga trupi.
- Të fillosh duke menduar fundin do të thotë të fillosh me një kuptim të qartë të destinacionit. Kjo do të thotë të dish se ku do të shkosh, në mënyrë që ta kuptoni më mirë se ku jeni dhe se hapat që do të hidhni të jenë gjithmonë në drejtimin e duhur.
- Ndoshta qendërzimi më i zakonshëm sot është uni. Forma më e dukshme e ti është egoizmi, i cili dhuron vlerat e shumë njerëzve. Por nëse shikojmë me vëmendje tek shumë trajtime të përhapura të rritjes dhe vet – përmbushjes, shpesh gjejmë qendërzimin e unit në bërthamën e tyre. Ka pak siguri, drejtim, mençuri, ose fuqi në qendrën e kufizuar të unit. Si Deti i Vdekur në Izrael, ai merr por nuk jep kurrë, e kështu bëhet i ndenjur.
- Ne jetojmë në një botë ku dominon kryesisht hemisfera e majtë e trurit (fjalët dhe oratoria), ku fjalët, vlerësimet dhe logjika kurorëzohen, ndërsa aspekti më krijues artistik, sensitiv dhe intuitiv i natyrës sonë shpesh lihet në hije. Shumica prej nesh gjejmë vështirësi në shfrytëzimin e kapacitetit të hemisferës së djathtë të trurit, që është krijuese.... menaxho me hemisferën e majtë; udhëheq me të djathtën!
- Misioni im është të jetoj me integritet dhe të bëj ndryshim në jetën e të tjerëve.
- Pa përfshirje nuk ka angazhim. Theksoje këtë, yllëzoje, rrethoj dhe nënvizoje. Kur nuk ka përfshirje, s’ka angazhim.
- Menaxhim efikas do të thotë të vendosësh në fillim gjërat e para. Ndërsa lidershipi përcakton se cilat janë “gjërat e para”, është menaxhimi ai që i vendos këto të parat, çdo ditë, çdo moment. Menaxhimi është disiplinë po ashtu edhe zbatim.
- Revolucioni bujqësor u pasua nga revolucioni industrial, i cili më pas u pasua nga revolucioni i informacionit. Çdo valë e vargut krijon një dallgë të progresit personal dhe social.
- Njerëzit efikas nuk janë problem - mendues; ata janë mundësi – mendues. Ata ushqejnë mundësitë dhe mohojnë problemet. ata mendojnë ne mënyrë parandaluese.
- Armiku i “më të mirës” është shpesh “e mira”.
- Maksima e arkitekturës shprehet, forma ndjek funksionin. Po ashtu, menaxhimi ndjek lidershipin.
- Kërko së pari të kuptosh, pastaj të kuptojmë. Ky parim është çelësi i komunikimit ndërpersonal efektiv.
- Dëgjimi empatik është në vetvete, një depozitë shumë e madhe në Llogarinë Bankare Emocionale. Është terapia dhe shërimi i thellë, sepse jep individit “ajrin psikologjik”.
- Ethos është besueshmëria juaj personale, besimi që njerëzit kanë në integritetin dhe zotësinë tuaj. Është besimi që ju inspironi, Llogaria juaj Bankare dhe Emocionale. Pathos është ana empatike – ajo është ndjenja. Ajo do të thotë se angazhoheni me goditjen emocionale të komunikimit të personit tjetër. Logos është logjika, pjesa e arsyeshme e paraqitjes. Vëzhgojeni me kujdes përkimin: ethos, pathos, logos: karakteri, marrëdhënia dhe pastaj logjika e paraqitjes tuaj. Kjo përfaqëson një tjetër transformim madhor paradigme. Shumica e njerëzve, në krijimin e paraqitjeve, shkojnë drejt logos-it, logjikes së majtë të trurit, të ideve të tyre. Ata përpiqen ti bindin të tjerët për vërtetueshmërinë e kësaj logjike pa marr fillimisht në konsideratë ethos-in dhe patos-in.
- Çfarë është sinergjia? E përkufizuar thjesht, do të thotë që e tëra është më e madhe se shuma e pjesëve të saj.
- Misioni ynë është të fuqizojmë njerëzit dhe organizatat për të zmadhuar në mënyrë domëthënse aftësinë e tyre te performancës për të arritur qëllime të vlefshme përmes kuptimit dhe të jetuarit të lidershipit parimqendërzuar.
- Nëse një person me inteligjencën, aftësinë dhe angazhimin e vet nuk është në një mendje me mua, atëherë duhet të këtë diçka në këtë mosmarrëveshje, që unë nuk e kuptoj dhe me duhet ta kuptojë. Ju keni një perspektivë, një pikë referimi tjetër që më duhet ta shikoj.
- Nëse dy njerëz kanë të njëjtin opinion, njëri është i panevojshëm. Nuk më sjellë ndonjë të mirë komunikimi me dikë tjetër që gjithashtu sheh vetëm gruan e vjetër. Unë nuk dua të flas, të komunikoj me dikë që është dakord me mua; unë duhet të komunikoj me ju, sepse ju e shihni atë ndryshe (shihni vajzën e re). Unë e vlerësoj këtë ndryshim.
- Duke mbajtur një ditar të mendimeve, përvojave, njohurive dhe mësimeve, nxisim qartësinë saktësinë dhe kontekstin mendor.
- Ne nuk mund të jetojmë pa ngrënë, por ne nuk jetojmë që të hamë.
- Duke u marr vetëm me gjerat sipërfaqësore pa parë më në thellësi, mund të nëpërkëmben çështjet më delikate në zemrën e një tjetri.
- Një prirje që depërton nëpër brezat e familjes tuaj mund të ndaloj bashkë me ju. Ju jeni një person kalimtar një hallkë ndërmjet të shkuarës dhe të ardhmes. Dhe ndryshimi i juaj mund të ndryshoj shumë rrjedhën e jetës suaj.
Thënie për të
[Redakto]Thënie të atribuara gabimisht
[Redakto]Referimet
[Redakto]Shiko edhe
[Redakto]Lidhje të jashtme
[Redakto]