Ukshin Hoti
Appearance
Ukshin Hoti (17 qershor 1944 - 16 maj 1999) ka qenë filozof dhe aktivist shqiptar. Ka shërbyer si profesor i së drejtës ndërkombëtare dhe më pas i filozofisë në Universitetin e Prishtinës dhe ka qenë një nga themeluesve i UNIKOMB, një parti politike në Kosovë.
Thënie
[Redakto]- Historia e shqiptarëve nuk duhet bërë nga të tjerët, por duhet njohur nga të tjerët.[1]
- Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe.[1]
- Shqiptarët duhet të jetojnë dhe t’i preferojnë vlerat e një botë me raporte të çiltra e humane, me konkurrencë të lirë të mendimit dhe të ideve, me kritere të njëjta të zgjedhjes së më të mirit, pa përbuzje, një botë ku do të shpërthenin vlerat e tyre origjinale.[1]
- Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropeizimit të saj të ardhshëm.[1]
- Kombi Shqiptar po e përjeton në imagjinatë atë që kombet tjera e kanë realizuar prej kohësh. Po duke qenë një komb si të gjitha kombet tjera, shqiptarët nuk kanë pse të përjetojnë gjithçka vetëm në imagjinatë.[1]
- Populli shqiptar niset nga besimi i plotë se është popull i Evropës, njëri ndër më të vjetërit, dhe se parimet që do të vlenin për të tjerët do të duhej të vlenin edhe për të. Në këtë mënyrë, tashmë është në provë e sipër kriteri religjioz, kaherë i injoruar dhe i harruar, në përcaktimin e statusit e popujve të Evropës.[1]
Thënie për të
[Redakto]Thënie të atribuara gabimisht
[Redakto]Shënime
[Redakto]Referime
[Redakto]- Hoti, Ukshin. "6 thënie nga Ukshin Hoti". Gazeta Metro. Marrë më 9 tetor 2020.